Ditën e nesërme në shtetin grek do të zhvillohen zgjedhjet për lokale, rajonale dhe ato europiane.Sipas medias greke “Kathimerini”, nga sondazhet e para, partia Demokracia e Re, e Kyriakos Mitsotakis, udhëheq me 6.8% vota më shumë se SYRIZA e Alexis Tsipras.
Kyriakos Mitsotakis gjatë një tubimi që ka zhvilluar së fundmi në Selanik u shpreh se qytetarët grek janë të zhgënjyer.
Po ashtu ai ka thënë se nëse partia e tij do të fitojë, do të vërë veton kundër integrimit Europian të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
‘’Kathimerini’’ ka shkruar:
Kreu i opozitës i Demokracisë së Re, Kyriakos Mitsotakis thotë se do të mbajë të drejtën për të vënë veton ndaj Maqedonisë së Veriut dhe integrimit të Shqipërisë për në BE, në një fjalim para zgjedhjeve në Selanik, në veri të Greqisë.”