Zëvendës ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi thotë se sulmi nga Sali Berisha ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçi është hakmarrje ndaj UÇK-së.
‘Sulmi i Berishës ndaj Thaçit është hakmarrje ndaj UCK-së. S’ka lidhje me kufijte Kosovë-Serbi’, shkruan Koçi.
Dy ditë me parë plaku Sali Berisha i ftuar mbrëmë në ‘Opinion’ shpjegoi se e quan “argat të Beogradit” për shkak se Hashim Thaçi po mbahet peng nga Serbia për një dosje në Hagë.
‘Ky ka marrë misionin e Serbisë së Madhe. Dosja e Hagës është e tëra e formuluar nga Vukçeviçi, është prokuror i Serbisë. Z.Thaçi ka një dosje të madhe në Hagë dhe ajo dosje është bërë e tëra nga Beogradi”, u shpreh Sali Berisha.