Kryeministri Edi Rama e quan një lajm fantastik zbulimin e burimeve të reja të naftës në Shqipëri, pas testeve të para të kryera nga kompania SHELL. Përmes një statusi në Twitter, Rama shprehet se njoftimi i kompanisë së naftës është e një rëndësie të veçantë për ekonominë e Shqipërisë.
“Lajm fantastik për rritjen e nesërme ekonomike të vendit, konfirmimi final i testimeve pozitive të kompanisë SHELL mbi nxjerrjen në treg të sasisë së naftës dhe të gazit të zbuluar në Shpirag. Kompania që hyri në Shqipëri në 2015 vijon investimet për zbulime burimesh të tjera”, shkruan Rama.
Lajm fantastik për rritjen e nesërme ekonomike të vendit konfirmimi pozitiv i testimeve finale të kompanisë SHELL mbi nxjerrjen në treg të sasisë së naftës dhe të gazit të zbuluar në Shpirag– Kompania që hyri në Shqipëri në 2015 vijon investimet për zbulime burimesh të tjera–