osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Filmi shqiptar “The Van” konkurron për “Palmën e artë” në Kanë

Filmi shqiptar “The Van” konkurron për “Palmën e artë” në Kanë

Filmi artistik me metrazh të shkurtër “The Van” konkurron për “Palmën e artë” në festivalin e filmit në Kanë. Ceremonia e çmimeve të edicionit të 72 të festivalit është mbrëmjen e sotme dhe filmi i kineastit Erenik Beqiri është në mesin e 11 filmave të shkurtër të zgjedhur nga 4240 realizime nga e gjithë bota, që kanë konkurruar për këtë kategori.

(The Van) është një prodhim shqiptaro-francez dhe në role janë aktorë si Arben Bajraktaraj, Afrim Muçaj aktori francez Phenix Brossard, Lulzim Zeqja, etj. Me këtë prodhim kinematografik Shqipëria shënon herën e parë që arrin të bëhet pjesë zyrtare e festivalit të filmit në Kanës. Këtë herë në film aktori Lulzim Zeqaj vjen në rolin e sekserit. Ai shprehet se shfaqja e filmit dje në Kanë u përcoll mes emocioneve.

“Unë e kam me emocion se është hera e dytë, që jam në Kanë. Më parë kam qenë me filmin italian “Lorizzonte degli eventi” në javën e kritikës dhe kjo është hera e dytë me një film me regjisor shqiptar, gjë që është më emocionuese për mua”, tregon aktori. Filmi “The Van” flet për një djalë, i cili ka si qëllim të emigrojë jashtë vendit. Në mënyrë që të fitojë lekët e duhura sa me shpejt, ai pranon të bëhet pjesë e disa ndeshjeve që zhvillohen brenda një furgoni.

Rregullat e furgonit janë të thjeshta, dyert mbyllen dhe furgoni niset në një trajektore rutinë, duke u kthyer në pikën e nisjes. Dyert hapen dhe nga aty mund të dali vetëm një fitues. Xhirimet e filmit janë bërë në pjesën më të madhe të tij në Tiranë, ndërsa një pjesë e vogël është realizuar në Portin e Durrësit.

Gara këtij viti e filmave të metrazhit të shkurtër përfshin 9 filma, 1 dokumentar dhe 1 animacion, që veç Shqipërisë janë edhe nga Argjentina, Franca, Finlanda, Greqia, Izraeli, Ukraina, Suedia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Shqipëria në festivalin e Kanës

“The Van” është film, i cili është futur në konkurrencë zyrtare në Festival de Cannes short competition dhe Erenik Beqiri është i pari regjisor shqiptar, që konkurron për “Palmën e artë”. Sipas kineastit Ilir Butka tre herë deri tani Shqipëria ka qenë me filmat në Kanë. “Erenik Beqiri mbërriti në festivalin e Kanës dhe bashkë me të besoj se shkuan aty edhe ëndrrat dhe pritshmëritë e çdo kineasti shqiptar.

Tre here Shqipëria ka qenë pjesëmarrëse në festivalin e Kanës. Në vitin 1952 me filmin “The Great Warrior Skanderbeg” një bashkëprodhim i Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik, me regji të Sergei Yutkevich, kandidat për “Grand Prize”, por që fitoi “International Prize” dhe “Special Mention” për regjinë në festivalin e filmit në Kanë.

Në vitin 2001 me filmin “Sllogans” me regji të Gjergj Xhuvanit, bashkëprodhim i Shqipërisë dhe Francës, i cili mori pjesë në seksionin “Quinzaine des Realisateurs” ku edhe fitoi “Prix de la Jeunesse du film etranger”. Dhe këtë vit (2019) ështe hera e tretë që Shqipëria merr pjesë në këtë festival me filmin e shkurtër “The Van” me regji të Erenik Beqirit, bashkëprodhim Shqipëri- Francë, i cili e ka futur vendin tonë në konkursin zyrtar të festivalit të Kanës”, shkruan kineasti Ilir Butka.

Sipas tij, regjisori Erenik Beqiri nuk e ka pasur të lehtë të hyjë në këtë garë zyrtare. “Këtë vit komiteti i seleksionimit ka parë 4240 filma të shkurtër dhe ka zgjedhur prej tyre 11 filma midis të cilëve edhe filmin e tij. Komplimentet më të mira produksionit shqiptar Anima Pictures, që ka mbështetur Erenikun si në produksionet e mëparshme ashtu edhe në këtë film”, shkruan kineasti Ilir Butka.

Në punën e tij si kineast Erenik Beriri po ashtu ka marrë vlerësime dhe me filmin “Buon Apetit”, që është shfaqur në disa festivale./ Julia Vrapi

/Agjensia e Lajmeve Sot News/