Matilda Makoci “meteori i skenes shqiptare” ka lindur në Tiranë, më 19 Prill 1963. Mbaron shkollën e mesme të Politeknikumit po në Tiranë dhe më pas vazhdon në degën e dramaturgjisë në Institutin e Lartë të Arteve. Bëhet përgjegjëse e rinisë në këtë institucion.
Ishte 23 vjeç kur mbaroi Institutin e Larte te Arteve ne vitin 1986 ne degen e aktrimit. Në këtë moshë ajo ishte e fejuar dhe shikonte vetëm jetën e saj personale duke pasur një lloj pesimizmi, nëse brezi i saj do bënte diçka apo jo për këtë vend.
Ja se si shprehet ajo vete: “Ndryshe, në të gjithë botën secili ka një pozicion të caktuar në jetë. Ju nuk mund të keni një ambicie të tillë që mund të ndryshoj gjithë këtë mënyrë organizimi të jetës shoqërore këtu në Shqipëri. Janë shumë njerëz të cilët kanë rënë dakort të ecet në këtë mënyrë.
Pra, në këtë moshë unë mendoja se ishim të vetmit, u mbylla në jetën time private dhe s’më interesonte asgjë tjetër. Ndërkaq, vetëm në këtë lloj mënyre do të jesh i qetë shpirtërisht dhe do të bësh vetëm mrekullira…
Kur të martohesh do të bësh gjëra më të mrekullueshme sesa nga ato qe të ndryshosh botën…” Pas përfundimit të studimeve u emërua me punë si aktore në Teatrin Kombëtar. Menjehere ne kete institucion fillon interpretimet e saja te para sic ishte roli i Xhulietës ne tragjedine “Romeo dhe Xhulieta” te Shekspirit në 1987 si dhe “Zbutja e Kryeneçes” me rolin e Bjankes ku zëvendësonte faktikisht aktoren Elvira Diamanti. Fatkeqesisht pjeset e para te saj ku ka interpretuar, nuk jane te rregjistruara ne video askund edhe pse i perkasin viteve `80 (!?!?) Në vitin 1983 ajo ka prezantuar edhe Festivalin e XXII-të të Këngës në RTSh.
Në vitin 1986 Matilda Makoçi nderohet me Çmimin “Aleksandër Moisiu” për interpretimin e saj në rolin e Marjetës në filmin “Hije që mbeten pas”. Matilda ka interpretuar disa role ne Kinematografi dhe Teater: Deputon ne ekran ne filmin “Si gjithe te tjeret ne vitin 1981 ne rolin e Jetes ku po ate vit luan edhe nje film tjeter tek “Ne kufi te dy legjendave”.
Filmi “Apasionata” ne vitin 1983 do ta beje ate te njohur tek spektatori shqiptar. Me tej Makoci me bukurine dhe me zotesine e nje aktoreje profesioniste vazhdon sukseset ne filmat “Te mos heshtesh” (1985); “Hije qe mbeten pas” (1985) ne rolin e Marjetes; “Shpresa (1988) deri tek shfaqja e fundit per audiencen shqiptare “Balada e Kurbinit” (1990) ne rolin e nje bashkeshorteje.
Ne fillimin e viteve `80, Edvin Rama nje student i Institutit te Arteve dhe basketbollisti i Dinamos se Tiranes filloi te shfaqet ne bulevardin e Tiranes dhe ne Pallatet e Sportit i shoqeruar nga nje femer shume me e njohur se sa ai vete ne ate kohe nje aktore qe po dominonte kinematografine shqiptare ne ato vite .
Kjo ishte Matilda Makoci Ne Korrik te viti 1986 ato martohen se bashku. Në 12 gusht të vitit 1990 ajo lindën në Tiranë djalin e saj,te vetem të cilit do t’i vihet emri Greg nga i vëllai i M. Makoçit. Te dy te rinj te njohur artiste dukeshin se do te dominonin gjate jeten bashkeshortore. Fatkeqesisht nuk ndodhi keshtu.
Pas thuajse 5 vitesh lidhja e tyre mori fund ne rrethana jo shume te qarta qe u pasuan nga nje gjyq i tensionuar ne fillim te vitit 1991 vit i cili pason edhe emigrimin e saj familjarisht në Greqi.
Gjatë qëndrimit në Athinë u aktivizua në filmin serial grek, Mikeshat (I Filenadhes) ne 1993. Në vitin 1996 u kthye në Shqipëri atëherë kur ndodhen dhe incidenti në jetën e saj. Diçka kishte ndryshuar. Nuk ishte më Matilda e parë…Pas një kohe ajo thekson nje shprehje te huazuar: “Njerëzit gjysmën e jetës punojnë për t’u bërë të famshëm, dhe gjysmën tjetër për t’u fshehur…”.
Asnjë nuk mund t’i shuajë dhimbjet vetëm me zemër dhe fjalë të arta, atëherë kur rolet e filmave, përjetohen në jetën e përditshme. Duket sikur këto i përngjajnë subjekteve të filmave apo telenovelave, por kësaj rradhe me jetë njerëzish, pa prapaskena dhe fjalë “Motor!”, “Qetësi!” dhe “Aksion!”.
Skenes shqiptare ka kohe qe i mungon eleganca e aktores simpatike te viteve `80-te Matilda Makoci. A do te kete valle mundesi dhe a do te vije ajo kohe qe spektatori ta shikoje edhe njehere ne skene ? E larguar nga ekrani dhe skena për më shumë se 20 vjet, i rikthehet artit papritur ne tetor te v. 2016, befasuese në skenën artistike. ajo bëhet protagoniste në ekspozitën “Hare+m” të piktores Natasha Bega duke recituar edhe disa vargje.
Ëmbëlsia e zërit dhe e fytyrës së Matildës nuk janë zbehur, edhe pse duhet ta kujtojmë se në jetën e saj ka pasur tronditje shpirtërore dhe shëndetësore. Duket se i ka sfiduar të gjitha. Ajo kërkon të rikthehet në skenën e artit. Po Matilda Makoci eshte rikthyer!!
Burimi per ndertimin e ketij shkrimi: Informacione te grumbulluara nga artikuj online dhe nje interviste e vete aktores ne vitin 2004. “K.SH” – Prill 2014 / 2015 / 2016 / 2017 /Naishtedikur.info