osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Mirush Kabashi në shtëpinë e Pirro Manit: Si reagonte Enveri për shfaqjet e guximshme në Teatër?!

Mirush Kabashi në shtëpinë e Pirro Manit: Si reagonte Enveri për shfaqjet e guximshme në Teatër?!

Ata takoheshin pas shumë vitesh. Malli nuk mund të fshihej. Kujtimet i zinin vendin njëra-tjetrës.

Studentët tregonin për pedagogun, pedagogu për studentët.. histori, batuta… Kjo ishte atmosfera e krijuar gjatë vizitës së aktorit Mirush Kabashi në shtëpinë e Pirro dhe Pavlina Manit, regjisorit dhe aktores së shquar të kinematografisë dhe teatrit shqiptar, në New York.

Secili sillte kujtimet e veta, kohërat e vështira nën diktaturë, kur çdo krijim kalonte nën sitën e regjimit dhe të gjithë prisnin me ankth mendimin e Enver Hoxhës, apo “të madhit”, siç e quan Pirro Mani. Vite ndalimesh, por edhe guximi. Regjisori kujton shfaqjet “Rrethimi i bardhë” apo “Arturo Ui”, ku aludimi për regjimin ishte shumë i qartë… Çdo rrëfim mbart nota nostalgjie.. E pamundur t’i shterësh në një takim dhe miqtë i premtuan njëritjetrit të takoheshin sërish.

Bashkë me Mirush Kabashin, me sekretaren e “Vatrës”, Nazo Veliu dhe Veiz Belliun, një nga miqtë më të afërt të Pirro Manit, morëm rrugën drejt Harrison-it, ku ndodhet shtëpia e çiftit të artistëve Mani, në një nga zonat më të bukura të Westchesterit, në NY. Për fat, Vezi, i rrëmbyer nga biseda, e kaloi daljen dhe rruga u zgjat dyfish.

Përfitimi ishte i dyfishtë, nga njëra anë u zgjat biseda e këndshme plot humor me Mirushin, së dyti panorama mes pyjeve nuk na i kursente bukuritë e vjeshtës plot ngjyra. Çifti Pirro dhe Pavlina Mani kishin dalë në krye të rrugicës, në ballë të shtëpisë, fantastike siç e cilësoi Mirushi shtëpinë dykatëshe, dhe e pritën plot përmallim aktorin brilant, që vinte nga Atdheu.

Një takim plot emocione i kolegëve të skenës, i regjisorit të shquar me aktorin–mjeshtër, takim i ish-studentit Kabashi me pedagogun e vet, Pirro Mani, një takim mes dy ish-studentëve të të njëjtit grup: Pavlinës dhe Mirushit. Ne të tjerët jemi kthyer në spektatorë në atë takim, ku shkëmbehen përqafime e batuta. Pas takimit, një vizitë që fillon nga kopshti, e vijon nëpër mjediset e shtëpisë në të dy katet dhe që përfundon në dhomën e pritjes, ku Pavlina e ka gati tavolinën e mbushur. Për më shumë se dy orë, biseda rrjedh vrullshëm dhe sjell kujtimet e një jetë të tërë në skenë. Studentët kujtojnë profesorin te demonstronte në skenë, aktorët kujtojnë regjisorin e talentuar, emra dramash, personazhesh, ndërhyrjesh, bubullimash nga lart, dallime, pezullime, frikë, mjaftonte të shfaqej në sallë, që të nisnin drithërimat.

-Pavlinë, të kujtohet kur demonstronte profesor Pirro para ne studentëve. E mban mend se si shtrihej në skenë…? Ndërsa ti skuqeshe në fytyrë dhe shqetësoheshe …

-Po si nuk e mbaj mend, Mirush!? Madje, e vazhdonte këtë edhe kur ne ishim të martuar, dhe unë me takt i thosha:

– Po mos u shtri ashtu Pirro, se mjafton t’ua tregosh aktorëve, s’ka nevojë ta demonstrosh …

-Aaa, profesori na i thoshte shqip, mos prisni t’ua jap gati atë që duhet, nëse jeni të zot, merreni, rrëmbejeni … dhe Mirushi sheh nga profesori, gjenerali i skenës shqiptare.

-Ha ha, qesh Pirro me zërin bubullimë, ku pason e qeshura:

– Ti Pavlinë kishe hallin se duheshin larë rrobat … -Jo s’kisha atë hall, por se si më dukej…

-Ju ishit një brez aktorësh të talentuar, e lë mënjanë shakanë Pirro, dhe nis e kujton brezin e studentëve të Mirushit dhe Pavlinës, që u dhanë jetë sallave të shfaqjeve të teatrove dhe ekranit … Gjithsesi, unë kam qenë pasionant, por dhe kam punuar gjatë në skenë, madje dhe i kam lodhur aktorët, por ama ia kemi arritur …

-Ishte kohë e vështirë profesor, -flet mendueshëm Mirushi. Diktat nga lart, frikë nga shkelja e vijës së padukshme, vetëkontrolli e vetëcensura, por gjithsesi teatri shqiptar arriti majat.

-Nganjëherë, mua më duket se kemi guxuar më tepër se ç’lejonte koha,- thotë Pavlina dhe kujton dramat që ndaloheshin pas shfaqjes së parë, veçanërisht nëse Zeusi kishte lëshuar bubullima …

-Ke të drejtë,-thotë Pirro,-ashtu ndodhi me “Rrethimin e Bardhë”, e pa “i madhi” dhe u drodh nga izolimi që pa në skenë gjatë shfaqjes. Nuk ishin thjesht ata njerëz që ishin rrethuar nga bora në mal, por ai pa Shqipërinë që drejtonte, të izoluar nga bota … Pastaj, ka guxim më të madh sesa vënia e “Arturo Ui”-së në skenë? … dhe Pirro sjell në mendje Arturon e tij, regjinë mjeshtërore, dekorin funksional, për të cilin Pirro ka thënë se “dekorin tek ‘Arturoi Ui’ i Brehtit, unë e shihja si vidë të stërmadhe që rrotullohet rreth vetes dhe ngjitet lart në formë spiraleje, ashtu si ngjitja e Arturos në hierarkinë e pushtetit dhe krimit me këmbëngulje, masakër, demagogji … Ju kujtohet, se si, sa herë që do të bëhej një vrasje, Arturo përgatiste një kurorë me lule, kurse Xhiri ndërronte kapelën; një kurorë, një ndërrim kapele dhe vdekja. D.m.th., demagogji, kërcënim, tallje … Po si i përcillte vetë ai “i madhi” ose njerëzit – instrumente të tij? … Edhe sot habitem …

Pirro kujton regjisorët e mëdhenj rusë, me të cilët qe njohur gjatë shkollimit të tij … Sjell në mendje të mëdhenjtë e skenës shqiptare, që nuk jetojnë më, aktorët e talentuar që përballen me realitetin sfidues të sotëm si i talentuari …

Flitet me emra për artistë e regjisorë, për publikun e ngrohtë shqiptar … Gjatë bisedës sillen kujtime, detaje, pastaj dhimbje për gjendjen ku është sot teatri dhe filmi, politizimi i skajshëm, braktisja … Turp edhe për ata aktorë – drejtues politik, që e përbaltën autoritetin e tyre dhe braktisën kolegët apo institucionin e Teatrit … madje, edhe arkivin e Teatrit e “dogjën” …

Për më shumë se dy orë m’u duk vetja se isha para një skene ku luanin artistët e mëdhenj. Është fat të përjetosh çaste të tilla.

-Do të vij prapë,-tha Mirushi tek u përqafua përmallshëm në ndarje me regjisorin e madh Pirro Mani dhe artisten Pavlina Mani.

-Do të zemërohemi nëse nuk vjen!, – ia kthen Pavlina… /DALIP GRECA /Panorama.com.al