Një ushtar amerikan së bashku me një grup shokësh të tij kanë mbetur të gabitur nga fatura e nje dreke në nga ishujt më të frekuentuar dhe më të pëlqyer në Greqi.
Ata u shtanfën kur fatura e drekës për të paguar ishte 935 dollarë dhe vetëm për një drekë modeste me kallamar dhe birrë Mykonos.
Cisco Rock, nga Brooklyn, zbuloi se si stafi në restorantin DK Oyster në Mykonos refuzoi të tregonte çmimet dhe menyne tyre, para se t’i habiste me faturën në fundin e drekës.
Një anëtar i Regjimentit të 69-të të Këmbësorisë së Nju Jorkut, Rock tha se nuk mund të besonte sytë kur pa kuptonin dhe se ata duhet të pagonin 661.41 euro për gjashtë pjata kallamari dhe 167.87 $ për gjashtë birra – $ 27.97 për pije.
Cisco dhe shokët e tij gjithashtu kishin porositur edhe tre Cesar Salads, $ 20.14, dy shishe uji $ 20.18 dhe $ 18 për një gotë të vetme lëng.
Cisco ka paralajmëruar turistë të tjerë për të mbajtur distancën e tyre nga DK Oysters.
‘Shmangni këtë vend, ky vend është një kurth,’ tha Rock, duke postuar një imazh të çekut tek Tripadvisor.
“Ata na morën 830 euro për kallamar, 6 birra dhe 3 sallata. Stafi nuk është i sinqertë dhe refuzon të ofrojë një menu dhe çmime.
‘Shmangni këtë vend me çdo kusht’, shkruan ai.