Lulzim Basha, gjatë takimit të tij nga qyteti i Burrelit deklaroi se Rama duhet të ishte larguar me kohë.
Ndër të tjera Basha u shpreh se Rama duhet të largohej kur Taulant Balla u kap me një trafikant droge, duke ndërtuar në buzë Lanës.
“Rama duhet të kishte ikur që Kur Taulant Balla u kap me një trafikant droge, duke ndërtuar buzë Lanës dhe duke i vënë kryq shtëpive të banorëve”,-deklaroi Basha.
Me këtë deklaratë Basha e kishte fjalën për Edmond Begon, të cilin , Partia Demokratike e ka denoncuar edhe më herët.
Mirëpo, pak ditë më parë, gjatë vizitës së tij në Londër, kryedemokrati Basha është parë nën shoqërinë e Edmond Begos.
CNA.al zotëron disa foto të Lulzim Bashës me Edmond Begon, të cilin e akuzon si trafikant droge./CNA.