Kordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi i qenë prezent në studion e “Zonë e Lirë” deklaroi se do ta bënte partinë edhe po të mos dilte opozita nga Parlamenti.
Sipas Patozit, Bindja ka hyrë si një pykë mes dinozaurve në një situatë të vështirë.
“Sigurisht që do ta bëja. Ne menduam që sistemi ishte në pikën e tij më të keqe. Unë hyra në politikë si një pykë mes dy dinosaureve që njëri kishte dalë nga Parlamenti dhe tjetri thotë që do të shkojmë në zgjedhje. Kjo si lëvizje ka lindur dy vjet më parë kur ne tentuam të ringrejmë Partinë Demokratike”,-tha Patozi.