Kryeprokurorja e Përkohshme, Arta Marku ka nxjerrë një udhëzim, ku i ngarkon Prokurores së Krimeve të Rënda, Donika Prelës, të zbatojë regjimin 41/bis në burgjet shqiptare.
Sipas ligjit të ri të Reformës në Drejtësi, ky regjim duhet të zbatohej nga kreu i Byrosë Kombëtare të Hetim. Duke qenë se ky institucion nuk është krijuar ende, Marku ia ka ngarkuar këtë detyrë Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
Por çfarë është regjimi 41/bis? Thelbi i regjimit “41-bis” është nevoja për të penguar komunikimin e të burgosurve me njerëz jashtë.
Për herë të parë të parë në Itali termi “41-biss” është prezantuar në vitin 1992, kohë kur humbën jetën Giovani Falcone dhe Paolo Borselino, si mburojë specifike për anëtarët e grupit mafioz Cosa Nostra dhe grupe të tjera të ngjashme me të.