osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Jari del vullnetar t’i shkruajë Ramës në vend të Lulit

Jari del vullnetar t’i shkruajë Ramës në vend të Lulit

Pasi u pa qartë se Rama ka vendosur t’i dërgojë çdo ditë një letër dashurie Lulzim Bashës, dhe kjo po shkakton turbullira tek demokratët, Jari i kërkoi Lulit, që letrës së tretë t’i përgjigjet Jari, dhe jo Luli:

“Të nderuar demokratë,

Jari ju sqaron!

Sot vendosa t’i përgjigjem unë letrës së tretë të Ramës, pasi nuk ka kuptim që Luli t’i përgjigjet çdo letre.

Dhe përgjigjia ime është kjo.

I çnderuari zoti Rama.

E lexova letrën tënde të tretë. Ashtu si dhe në letrën e parë dhe të dytë, përgjigjia e Lulit është se ‘unë nuk dua të ulem më në tryezë me ty’.

Për këtë ka arsye personale, politike dhe morale.

Nga ana personale, dua të them se për Lulin ajo natë që është ulur me ty, ka qenë nata më e tmerrshme e jetës së tij, pasi ka fjetur në orën 2 të natës dhe ka prishur gjithë regjimin shëndetësor.

Gjatë gjithë bisedës nuk ka folur me askënd në telefon, por ka dëgjuar gjithë sugjerimet e tua për PD.

Dhe ato e morën në qafë.

Nga ana politike, për atë është vdekje klinike të takohet përsëri me ty, pasi të gjithëve u kujtohet takimi i parë.

Ti je i vetmi njeri në botë që njeriu nuk e takon dot dy herë.

Jo se nuk do ti, por se tjetri e quan të tmershme një shans të dytë.

Nga ana morale, ai nuk ka si të takohet me ty dhe të flasë, pasi herën e parë që veproi me kokën e tij, Doktori ja fali dhe e mbështeti njëherë.

Herën e dytë nuk mund t’ia bëjë këtë gjëmë Doktorit.

Ndaj mos u lodh kot.

Shkruaj jo 3, por 7 letra, atë nuk ke për ta pasur kurrë në tryezë.

Ai ulet në tryezë vetëm me pasardhësin tënd politik.

I juaji, Jari!”