Kryetari i sapozgjedhur i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi ka ofenduar sot rëndë një gazetare që po e pyeste se kur i lindi ambicia për t’u bërë kryetar.
Gjinushi ofendoi gazetaren duke i thënë: “Shko mjekohu se je e eksituar.”, kurse gazetarja ja kthen: “I paedukatë, kujdes me gjuhën.”
Debati midis Gjinushit dhe gazetares:
Gjinushi: Në asnjë vend,
Gazetarja: Kur lindi ambicia juaj për t’u bërë pjesë kryetar, para reformës apo pas reformës.
Gjinushi: Në lindjen tënde.
Gazetarja: Në lindjen time s’ka mundësi, se në lindjen time ke qenë kryetar partie.
Gjinushi: Shumë bukur.
Gazetarja: Kur të lindi? Para reformës, apo gjatë reformës.
Gjinushi: O çupë…mos bëj pyetje të tilla që s’kanë përgjigjie. Kishit pyetje të tjera? Je shumë e eksituar…shko mjekohu.
Gazetarja: Kujdes me gjuhën zotëri… i paedukatë. Shko mjekohu ti se je dhe kryetar i Akademisë së Shkencave.