osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Al Jazeera: Qeveria shqiptare mohon lidhjet me k.rimin e organizuar

Al Jazeera: Qeveria shqiptare mohon lidhjet me k.rimin e organizuar

Në një depo të policisë, e cila ndodhet jashtë kryeqytetit shqiptar, sasia e dro.gës së grumbulluar ka arritur deri në tavan.

Brenda godinës së padallueshme mund të ndjesh aromën e ko.kainës dhe kana.bisit që vjen nga tonelatat e nark.otikëve të shpërndara mbi dysheme dhe brenda dollapëve të mëdha prej metali. Njësitë e magazinimit në këtë ndërtesë janë mbushur plot e përplot, kështu më shumë çanta me drogë janë lënë në hapësirën midis shkallëve.

Ndërsa vëllimi real i nark.otikëve të konfiskuar nga grupet e k.rimit të organizuar është mbresëlënës, diskutimi politik mbi këtë çështje sa vjen dhe shtohet. K.rimi i organizuar është një çështje shumë e debatueshme në Shqipëri.

Protestat e dhu.nshme për vjedhjen e votave kanë tronditur kryeqytetin e Shqipërisë, një vend i vogël në Ballkan që aspiron të bëhet pjesë e Bashkimit Europian. Protestuesit sulmuan ndërtesat e qeverisë me bo.mba Molotov, gurë dhe fishekz.jarre.

Protestuesit thonë se qeveria nuk po bën sa duhet për të luftuar kr.imin e organizuar i cili, sipas tyre, ka ndikuar në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017 në favor të partisë në pushtet. Qeveria hedh poshtë akuzat, duke theksuar se zgjedhjet u certifikuan nga bashkësia ndërkombëtare.

“Për fat të keq, çdo gjë po polarizohet në Shqipëri. Fatmirësisht ka fakte dhe shifra”, thotë Elisa Spiropali, Ministre Shteti për Marëdhëniet me Parlamentin.

“Lufta kundër drogës është reale dhe kjo qeveri ka dhënë rezultate konkrete, sipas Guardia di Finanza, (policia e specializuar në kr.imin financiar), zona e dyshuar e plantacioneve të kana.bisit ishte 323.5 hektarë në vitin 2013, kur opozita e sotme ishte në pushtet, krahasuar me 0.8 hektarë të raportuar në vitin 2018. ”
Por opozita nuk po e përtyp këtë.

“Problemi më i madh nuk është korrupsioni i institucioneve; ky ka qenë qenë gjithmonë problemi”, u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi për rrjetin televiziv “Al Jazeera”.

“Është lidhja mes krimit të organizuar dhe qeverisë. Këta grupe kanë bërë një marrëveshje me Kryeministrin… Kjo na bëri që të vendosnim të largoheshim nga Parlamenti”.
Bojkot

Sipas Bardhit, zgjedhjet e ardhshme nuk do të mbahen në një “atmosferë të qetë”.

“Nuk do të ketë zgjedhje, pasi Edi Rama nuk është në gjendje të na garantojë zgjedhje, apo një ditë normale votimi”, tha ai.

Deputetët të cilët kanë hequr dorë nga mandatet e tyre po zëvendësohen.

“Kjo është larg të qenit një situatë ideale, por megjithatë parlamenti është i ligjshëm, sikurse edhe qeveria”, deklaroi Luigi Soreca, Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri.

“Ne njohim plotësisht parimin kushtetues të së drejtës për t’u tubuar dhe shprehur qëndrimin politik. Por në të njëjtën kohë ne kemi dënuar çdo formë dhune në protestat publike”, theksoi ai.

I pyetur në lidhje me kër.cënimet për dh.unë, ambasadori i BE-së ishte i qartë.

“Shpresojmë që zgjedhjet do të zhvillohen në mënyrë të rregullt, në aplikim të plotë të ligjeve në fuqi. Sikurse ka ndodhur në të kaluarën, BE-ja do të marrë pjesë në monitorimin e zgjedhjeve dhe kemi besim se autoritetet kompetente do të aplikojnë ligjin kombëtar në fuqi në rast se do të ketë individë që do të shkelin ligjin”, tha Soreca.

Megjithatë, opozita, nuk duket e bindur.

“Jemi duke punuar me përfaqësues në terren të partisë për të krijuar struktura të zgjedhjeve lokale që do të operojnë në çdo qendër votimi dhe do ta bëjnë të pamundur organizimin e zgjedhjeve farsë”, tha Bardhi.

“Jemi të vendosur”.

“Pluhuri gjithnjë bie”

Spiropali tha se “opozita është duke shkuar në rrugën e gabuar me mospajtimin e saj”.

“Të sulmosh institucionet shtetërore dhe policinë me bo.mba Molotov, bashkë me vendimin për t’u larguar nga Parlamenti dhe të bësh kërcënime publike për zgjedhjet e ardhshme, është absurde. Kjo nuk është normale”, tha ajo.

“Në vitin 2017 i dhamë opozitës çdo gjë që kërkoi pasi arritëm një marrëveshje politike. Zgjedhjet e 2017 u certifikuan nga OSBE-ja dhe Be-ja si të lira dhe të ndershme, por ata ende vazhdojnë me kërcënimet e tyre qesharake”.

“Zgjedhjet do të mbahen në qershor. Jemi të vendosur të garantojmë ligjin dhe rendin dhe t’i ofrojmë shqiptarëve të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar lirisht”.

Në magazinën ku mbahen lëndët narkotike të sekuestruara, një oficer police, ndërkohë që po sheh drejt produktit prej disa milionë dollarësh, kishte diçka për të thënë.

“Pluhuri brenda magazinës më jep dhimbjen më të madhe të kokës. Mos u shqetëso, në fund, pluhuri gjithnjë bie”, tha ai

Burimi: https://www.aljazeera.com/news/2019/05/albania-government-denies-links-organised-crime-190523163317575.html