Vangjel Dule, kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, ka dalë në një konferencë urgjente për mediat, për të sqaruar atë që sipas tij po ndodh me hetimet për M.asakrën e Peshkëpisë.
Për ngjarjen, ku u v.ranë dy ushtarë shqiptarë, Dule thotë se procesi gjyqësor ka qenë i montuar dhe se akuza për Bejlerin bëhet nga shkaku se ai është minoritar grek në Shqipëri.
Të jemi të qartë dhe po aq të qartë të kemi edhe kontekstin e zhvillimeve.
Kemi një proces gjyqësor, të demaskuar si të sajuar, që kishte për qëllim të krijonte klime paniku në radhët e komunitetit etnik grek.
Ata që i njohin situatat, janë të njohura politikat perverse për të krijuar çështje penale për sa më shumë anëtarë të minoritetit.
Shqipëria e vitit 2019, s’duhet të ketë lidhje me Shqipërinë e vitit 1994. Gjyqi u demaskua si një process gjyqësor me stereotipe për minoritetin grek.