Pas debateve disa ditore mes akademikëve dhe studiues, sot është votuar për kreun e ri të Akademisë së Shkencave.
Gjatë këtyre zgjedhjeve ka marrë pjesë vetëm një emër, Skënder Gjinushi, i cili ka shkaktuar edhe debate të shumta.
Në këtë proces ku votuan 43 anëtarë, ndërsa Artan Fuga është i vetmi që e bojkotoi votimin, Gjinushi është zgjedhur në krye të Akademisë së Shkencave.