osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Letra e tretë e Ramës për Bashën: Ju jeni i trembur e s’Ju ndihmoj dot në këtë pikë! Puna juaj pse e keni tërë këtë lebeti

Letra e tretë e Ramës për Bashën: Ju jeni i trembur e s’Ju ndihmoj dot në këtë pikë! Puna juaj pse e keni tërë këtë lebeti

Kryeministri Edi Rama i është drejtuar sërish kreu të PD-së Lulzim Bashës me një letër të tretë publike, ndërsa thekson se kjo letër i drejtohet atij pas përgjigjes me spond të dy ftesave të para për dialog pa kushte.

Kryeministri mbetet i vendosur se qeveria dhe zgjedhjet e 30 qershorit nuk do të preken, pavarësisht thirrjeve që bën opozita e bashkuar. Lideri i opozitës ka refuzuar këtë thirrje të përsëritur të kryeministrit Rama, ndërsa në takimet me qytetarët Basha ka theksuar se kushti i panegociueshëm i opozitës është largimi i Ramës nga posti i kryeministrit dhe krijimi i qeverisë tranzitore.

LETER E TRETE PUBLIKE LULZIM BASHES

Zoti Kryetar,

kjo letër e tretë po shkruhet pas leximit të mesazhit Tuaj drejtuar dje qytetarëve, si përgjigje me spond ndaj letrave të mia në adresën Tuaj për t’u ulur në Tryezën e Dialogut.

E para gjë që mendova duke lexuar atë përmbledhje akuzash Tuajat ndaj meje, ishte si ka mundësi vallë udhëheqësi i një grupimi politik që pretendon të qeverisë vendin, të mund të hedhë kaq rrjedhshëm në letër një lumë të tërë gjysëm të vërtetash (gjysëm të vërtetat janë edhe gënjeshtrat më të mëdha dihet!), sajesash, vulgaritetesh e veshëgjatësirash të hatashme(?)! Por unë fatmirësisht s’kam gisht në zgjedhjen Tuaj dhe prandaj edhe s’kam se si ta përjetoj keq personalisht, faktin se Ju jeni ky që jeni. Kështu që pa problem, asgjë personale!

Ama sigurisht, përjetoj me dhimbje faktin se tërë lumi i llumit në fjalë, është derdhur e vijon të derdhet në gjuhë të huaja, duke Ju bërë Juve të dytin udhëheqës në Europë pas udhëheqësit Tuaj, që i bën një të padëgjuar batërdi verbale vendit të vet – jo thjesht kundërshtarit të tij.

Por është ende më i habitshëm fakti, se edhe pse megjithë këtë gjuhështhurrje ekstreme, Ju as i keni fituar, as do t’i fitoni dot deri kur të largoheni nga detyra votat e shumicës së shqiptarëve, ashtu sikundër as keni bindur e as bindni dot, asnjë mik e partner ndërkombëtar të Shqipërisë, Ju vazhdoni i bini fyellit po njësoj. Madje jo, i bini fort e më fort!

Sidoqoftë, për hir të njerëzve që me plot të drejtë presin nga udhëheqësit e çdo pale Dialog Politik, unë po e konsideroj mesazhin Tuaj një mundësi për të nxitur Dialogun. Aq më mirë që njerëzit mund të na lexojnë të dyve. Ju e nisni mesazhin me “asgjësimin” e Gjykatës Kushtetuese dhe më atribuoni mua, “shpalljen hapur” të mendimit se “shqiptarët janë më mirë pa gjykata”! E pavërtetë!

Ndërsa e vërteta është se shqiptarët ishin de facto pa gjykata, për më shumë se dy dekada kur drejtësia, mu ashtu siç e donte udhëheqësi Juaj e jo vetëm ai, ishte një mall që i falej më të fortit dhe blihej nga më i pasuri. Ju keni edhe eksperiencë personale lidhur me këtë fakt dhe jeni një ilustrim kuptimplotë i tij!

Sot Shqipëria është e vërtetë po, nuk e ka funksionale Gjykatën Kushtetuese, por jo sepse unë nuk dua që ta ketë, po sepse trupa e Gjykatës Kushtetuese është fshirë në pjesën dërrmuese të saj nga Vetingu dhe është në procesin historik të rindërtimit pas rrënimit korruptiv, ashtu si i gjithë sistemi i drejtësisë. Problemi Juaj nuk është thjesht se nuk dini ç’do të thotë të rindërtosh pas rrënimit, çka sigurisht Ju nuk e dini për fat të keq.
Problemi Juaj nuk është as se nuk doni ta kuptoni, që të rindërtosh nuk është një fjalë goje po një përpjekje e mundimshme, e cila kërkon durim e kohë. Çka fatkeqësisht nuk doni ta kuptoni, e qartë edhe kjo. Por jo, problemi Juaj është më i madh se mosdija dhe përtacia mendore.

Ju jeni i trembur!

Keni frikë nga zbatimi i Reformës në Drejtësi dhe përfaqësoni një grupim që udhëhiqet nga frika e kësaj reforme qysh ditën e parë të nisjes së saj. Por unë s’Ju ndihmoj dot në këtë pikë! Puna Juaj pse e keni tërë këtë lebeti në atë barkun e kasolles Suaj politike, kështu që kaq për Gjykatën Kushtetuese.

Vazhdojmë.

Edhe pse Ju jeni natyrisht në dijeni të disa gjyqeve që unë kam nisur me Ju (për shpifje sigurisht), në mesazhin Tuaj të djeshëm, keni grumbulluar shumë syresh. Prandaj, për hir të këtij komunikimi të hapur mes nesh, po Ju bëj me dije se do t’Ju ftoj në gjykatë për të sjellë qoftë edhe një provë të vetme për maskarallëqet që keni artikuluar në mesazhin Tuaj të djeshëm; që nga 30 milionë eurot që paskam dashur të vjedh e të pastroj në Amerikë me një kompani fallco(!) e me radhë të tëra, tek im vëlla që qenka zbuluar i lidhur me një grup kriminal trafikantësh droge(!), e deri tek negociatat e mia për kufijtë e Shqipërisë(!)dhe madje edhe të Kosovës!

Puna është se tërë këto shpifje e plot të tjera akoma, të cilat janë gatuar në kazanin Tuaj të stërmadh, janë derdhur nëpër kazanët e neveritshëm të mexhelisit tonë mediatik, janë përhapur si mbetje toksike sado e kudo ku keni mundur, në Shqipëri, në Kosovë dhe nëpër botë, Ju i quani “zbulime”!

Zbulime!

Pra na qenkeshin zbuluar dhe jo gatuar, paketuar e promovuar prej Jush e atyre që Ju rrethojnë dhe shërbejnë qorrazi, tërë këto të zeza për të cilat unë, sipas Jush, duhet të kisha dhënë të paktën 20 herë dorëheqjen me hir, kurse tani u dashka ta jap me pahir! Sepse përndryshe, Ju dhe populli imagjinar që Ju paska zgjedhur për shpëtimtar, nuk do të lejoni zhvillimin e zgjedhjeve në 30 qershor apo jo?

Hajde logjikë hajde!

S’ka më keq për një udhëheqës se sa të mos dijë të lexojë humbjen dhe s’ka më zi për një udhëheqës sesa të humbë logjikën. Unë patjetër kam bërë gabimet e mia në kryerjen e misionit tim. Po ama asnjëherë s’i kam tradhëtuar ata që ma kanë ngarkuar këtë mision dhe lidhje në botë s’kam me maskarallëqet që Ju më keni mveshur e keni mbushur botën! E që të jemi shumë, po shumë të qartë, askënd përveç atyre që më kanë votuar dhe familjes time (e cila paguan përditë koston e lartë shpirtërore të baltës së pafundme të mizerabilitetit politik e mediatik që derdhet ndaj meje e familjarëve të mi), s’e marr dot seriozisht kur më kërkon dorëheqjen.

Ndërsa kur ma kërkoni dorëheqjen Ju dhe populli imagjinar i punonjësve të bashkive që do dorëzoni si Çeçua në 30 qershor, bashkë me ujësjellësat e falimentuar, që furnizojnë më shumë militantë në protestat Tuaja se sa ujë në çezmat e njerëzve, mua vetëm më shumëfishohen fuqitë për të vazhduar luftën me plagët e panumërta të trashëgimisë Suaj qeverisëse.

Kështu që i dashur Lulzim, shkeputu nga krahët e mllefit që ta ka çuar për pambuk logjikën, çlirohu nga paniku i humbjes që të rri shkruar mbi ballë, mbaje për vete e për Plakun tënd Digjital frikën nga Reforma në Drejtësi dhe bëj atë që bën çdo udhëheqës në këtë situatë të padëshiruar: Ulu në Tryezën e Dialogut!

(Ndjesë për momentin e adresimit me “ti”, po sinqerisht mjaft me këtë karshillëk me zarar që po i bëni vendit, shumicës dërrmuese të shqiptarëve dhe miqve e partnerëve të Shqipërisë, në një kohë kur Shqipërisë i duhen kundërshtarë politikë që dinë të arsyetojnë, jo kalamaj në formë burrash që luajnë luftash në dëm të saj – ndjesë edhe kalamajve për ofendimin e paqëllimtë!).

Duke Ju ftuar përsëri në Tryezën e Dialogut, Ju lutem të mos harroni ndërkohë se po nuk u kthyet në realitet, përtej dëmit që mund t’i bëni vendit dhe atyre pak individëve kokënxehtë, të cilët mbase për të keqen e tyre mund të shkojnë deri në fund pas berihajit ku po i udhëhiqni, Ju s’keni asnjë shans të pengoni 30 qershorin të vijë për ata që duan të votojnë. Asnjë shans të ndryshoni qeverinë pa zgjedhje. Asnjë shans të më ndaloni mua dhe Partinë Socialiste të Shqipërisë të kryejmë misionin historik të transformimit europian të Shqipërisë.

Akoma në pritje,

Edi Rama, 24 maj, 2019