Politikanët shqiptarë vijojnë të jenë ndër më të pasurit në vend. Edhe pse nuk ndodh aspak kështu në vendet e tjera, te ne tregohet qartë se politika është mjet shumë i mirë për t’u pasuruar.
Gazeta ka siguruar deklarimet e pasurisë për vitin 2018 nga zyrtarët e lartë shtetërorë pranë ILDKP. Gazeta po publikon një pjesë të deklarimeve të tyre dhe bie në sy se ka shumë nga ata që kanë pasuri vërtet të lartë, ndërsa të tjerët rezultojnë me të ardhur atë ulëta.
Ndër emrat me pasuri relativisht të lartë janë Presidenti i Republikës Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi. Vetë Meta ka deklaruar të ardhur pagën e tij dhe dietat që ka marrë duke zhvilluar udhëtime jashtë vendit. Nëse kthehemi pas në kohë, meta pak muaj ma parë nuk la vend pa udhëtuar dhe nga dieta jashtë vendit ka përfituar 6 mijë euro. Por pasuria më e madhe vjen nga bashkëshortja e tij.
Monika Kryemadhi ka shitur dy apartamente të tjerë. Njëri me sipërfaqe 76.88 m² me vlerë 42.284 euro, arkëtuar 38,901 euro. Dhe tjetri 133.7 m² me vlerë 64.103 euro (Kontratë premtim shitje). Disa vite më parë Kryemadhi ka deklaruar se ka përfituar dhjetra apartamente nga ndërtimi i një pallati në tokën e saj dhe ajo ka vijuar t’i shesë të gjitha pasuritë e paluajtshme.
Po ashtu, Kryemadhi ka deklaruar pagesë si rrjedhojë e kontratës likujdim i këstit të dytë me vlerë 17.864.000 lekë, konvertuar në 145.000 euro. Si dhe një llogari bankare e shtuar në euro me vlerë 57.665 euro. Po ashtu është deklaruar një llogari bankare në emër të fëmijëve me vlerë 11.940 paund, të cilat i kanë vajza dhe djali t’i përdorin për shpenzime gjatë studimeve në Londër.
Pasuria e Berishës
Nuk mbete pas për nga pasuria as ish-kryeministri Sali Berisha. Edhe pse dogji mandatin dhe nuk është më në sallën e parlamentit, të ardhurat e familjes së tij vetëm rriten. Vetë Berisha ka deklaruar pagën dhe pensionin e bashkëshortes, por djali e vajza e tij kanë mijëra euro të ardhura.
Vajza ka deklaruar rreth 8 llogari bankare, një prej të cilave me 43.658 euro. Por ajo ka deklaruar shumë burime të ardhurash, nga paga si pedagoge në Fakultetin e Drejtësisë në Tiranë, te pagat si pedagoge në universitete private. Ndërkohë, të ardhurat më të shumta i ka nga qeratë, plot 28.829 euro në vit.
Edhe djali i Berishës ka të ardhura të larta. Shkëlzen Berisha ka deklaruar llogari bankare, 88.769 euro, të ardhur nga puna në “Albanian legal Company”, 1.050.000 lekë dhe të ardhura nga konsulenca, 6.700.000 lekë. Po ashtu ka deklaruar shlyerje pjesore huaje, 90.000 euro dhe kthim huaje 10.000 euro.
Pasuria e Gramoz Ruçit
Gazeta ka siguruar deklarimet pranë ILDKP dhe nga kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi. Ai ka deklaruar pagën dhe të ardhur a të tjera nga Kuvendi. Ndërkohë të ardhurat më të shumta i kanë fëmijët.
Vajza e tij ka deklaruar: Depozitë, +922.351 lekë; Obligacione me afat 2-vjeçar, -5.753 lekë; Llogari bankare, -150.000 lekë; Obligacione, +261.630 lekë; Të ardhura nga noteria, 23.408.253 lekë; Ndërsa djali ka deklaruar: Llogari bankare nga qeraja, +23.360 euro; Llogari page, 28.000 lekë; Paga në Albkontroll, 1.857.100 lekë;Të ardhura nga kontrata e qerasë, 1.360 euro; Të ardhura nga kontrata e qerasë, 1.200.000 lekë; Detyrim likuiduar për blerje dyqani, 32.000 lekë.
Pasuri të shumtë kanë deklaruar dhe shumë emra të tjerë, disa deputetë të PS dhe disa ish-deputet të PD. Ndërkohë, ILDKPI ka nisur nga puna verifikimin e deklarimeve të tyre. Kush rezulton se nuk justifikon pasurinë apo ka fshehur të ardhurat, do duhet që të përballet me drejtësinë. Me ndryshimet në ligj është vendosur që të ketë kontroll më të shpeshtë për pasuritë e deputetëve dhe ministrave.
Ilir Meta
Shtim i llogarisë në lekë nga të ardhurat nga pagat, 1.319.680 lekë
Llogari dyemërore Besar Metaj dhe Ilir Metaj, 28.409 lekë
Të ardhura neto nga paga në Presidencë, 2.250.183 lekë
Të ardhurat nga dietat jashtë vendit, 6.480 euro
Të ardhura nga dietat jashtë vendit, 2.340 dollarë
Të ardhura në cilësinë e kryetarit të ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë, 85.000 lekë
Të ardhura nga honoraret për mbledhjet e ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë 42.500 lekë
Overdraft, 133.854 lekë
Monika Kryemadhi
Kontratë premtim shitje për apartament me sipërfaqe 76.88 me2 (deklaruar në 2014) me 42284 euro arkëtuar 38901 euro.
Kontratë premtim shitje për apartament me sipërfaqe 133.7 m2 (deklaruar në 2014) me vlerë 64103 euro, deri në dhjetor 2018 asnjë arkëtim për këtë kontratë.
Llogari në lekë të ardhura nga paga e Kuvendit të Shqipërisë shtuar me 787171 lekë
Pagesë si rrjedhojë e kontratës likujdim i këstit të dytë me vlerë 17864000 lekë konvertuar në 145000 euro.
Llogari bankare e shtuar në euro me vlerë 57665 euro.
Të ardhura nga paga dhe të ardhura të tjera si deputete në Kuvendin e Shqipërisë – 2238923 lekë
Overdraft nga banka për Master Card 761 euro
Overdraft nga banka për Viza Card 2243127 lekë
Fëmijët
Llogari bankare dyemërore në emër të Bora Metaj dhe Besar Metaj. Arkëtuar nga nëna Monika Kryemadhi për shpenzime për shkollën – 11940 paund
Debi në kartën Visa arkëtuar nga nëna Monika Kryemadhi 158357 lekë
Llogari bankare dyemërore në emër të Bora Metaj dhe Monika Kryemadhit. Përfituar komisione – 8065 lekë.
Shlyerje overdraft nga prindërit 210208 lekë.
Sali Berisha
Llogari bankare, +696.924 lekë
Paga dhe shpërblime në Kuvend, 1.324.820 lekë
Të ardhura nga dietat, 571.801 lekë
Interes bankare, 356 lekë
Liri Berisha(Bashkëshortja)
Llogari bankare, +1.150 lekë
Llogari bankare, +128 lekë
Të ardhura nga pensioni, 366.512 lekë
Të ardhura nga interesat, 1.505 lekë
Argita Malltezi(Vajza)
Llogari bankare, -211.024 lekë
Llogari bankare, +167 USD
Llogari bankare, -32 USD
Llogari bankare, -505.700 lekë
Llogari bankare, -793 lekë
Llogari bankare, 2.644.283 lekë
Llogari bankare, -12.596 euro
Llogari bankare, +43.658 euro
Të ardhura nga paga si pedagoge, Fakulteti i Drejtësisë, 1.086.464 lekë
Të ardhur nga mësimdhënia në fakultete private, 1.829.280 lekë
E drejta e autorit, 356.800 lekë
Të ardhura nga qeratë, 28.829 euro
Honorare, 659.240 lekë
Rimbursim, shërbime shëndetësore 6.874 euro
Shkëlzen Berisha(Djali)
Llogari bankare, 88.769 euro
Llogari bankare, 6.943 lekë
Llogari bankare Suedi, -16.395 SEK
Të ardhur nga puna në “Albanian legal Company”, 1.050.000 lekë
Të ardhura nga konsulenca, 6.700.000 lekë
Shlyerje pjesore huaje, 90.000 euro
Kthim huaje, 10.000 euro
Të deklarua më herët dhe arkëtuar në 2018, 2.281.228 lekë nga puna si konsulent
Gramoz Ruçi
Llogari page, 210.000 lekë
Likuiditete në CASH, 500.000 lekë
Paga në Kuvend, 2.628.271 lekë
Pensioni i bashkëshortes, 132.000 lekë
Ridvana Ruçi (Vajza)
Depozitë, +922.351 lekë
Obligacione me afat 2-vjeçar, -5.753 lekë
Llogari bankare, -150.000 lekë
Obligacione, +261.630 lekë
Të ardhura nga noteria, 23.408.253 lekë
Ledian Ruçi (Djali)
Llogari bankare nga qeraja, +23.360 euro
Llogari page, 28.000 lekë
Paga në Albkontroll, 1.857.100 lekë
Të ardhura nga kontrata e qerasë, 1.360 euro
Të ardhura nga kontrata e qerasë, 1.200.000 lekë
Detyrim likuiduar për blerje dyqani, 32.000 lekë
Kliti Topalli