Aktori Laert Vasili i kërkoi kreut të partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi se nëse në 25 maj qytetarët sulmojnë intitucionet të dalë i veshur ushtarak dhe ti mbrojë ato.
Nga emisioni “360 Gradë” Gjuzi tha që më mirë protestuesit të djegin atë vetë sesa parlamentin.
Pjesë nga biseda:
Vasili: Unë jam djalë ushtarakësh dhe nëse sulmohet përsëri Kuvendi, Kryeministria, Institucionet unë nga ju pres i veshur ushtarak sikurse ju kam parë të dilni dhe të mbroni institucionet.
Gjuzi: Patjetër unë e kam bërë deklaratë në Parlament.
Vasili: Jam shumë dakord me këtë.
Kalaja: Me kë do luftojë ai se jam unë në protestë, me mdua do luftojë ai?
Vasili: Nuk ta kanë fajin godinat.
Malo: Zoti Gjuzi është aq i trim sa të vishet ushtarak dhe të mbrojë institucionet.
Gjuzi: Unë e bëra deklaratën të enjten që kaloi, duke përjashtuar Berishën. Nëse dikush ka bërë mend që të vijë dhe të djegë parlamentin, më mirë Aulon Kalaja të vijë të më djegi mua sesa Parlamentin.
Vasili: Kjo meriton duartrokitje për zotin GJuzi.