Plot 1200 kilometra vrap të realizuar në 15 ditë i janë dashur atletit bullgar Krasse Georgiev për të mbërritur pasditen e kësaj të enjte në qytetin e Durrësit. Atleti është pritur nga kryetari i Bashkisë, Vangjush Dako, ndërkohë që të pranishëm ishin edhe ambasadoret e Bullgarisë në Shkup dhe Tiranë.
Në fjalën e tij, kryebashkiaku Dako i uroi mirëseardhjen atletit bullgar si dhe vlerësoi iniciativën e tij për bashkimin e shteteve qe lidh korridorin panevropian i tetë.
Atleti Krasse Georgiev është shprehur tepër i emocionuar dhe i lumtur që pas 15 ditësh, nuk i duhet të vrapojë më si dhe ka theksuar se kjo maratonë ka nxjerr në pah dëshirën e tij të hershme për një bashkim të dy shteteve nëpërmjet një autostrade.
“Përshëndetje të gjithëve duhet t’ju them se unë jam jashtëzakonisht i lumtur sepse nesër në mëngjes kur të zgjohem nuk më duhet të vrapoj. dua në fillim t’ju falenderoj të gjithëve të cilët mbështetën inicitiavin time dhe na ndihmuan sepse unë jam i bindur që korridori numër tetë nuk është vetëm një korridor transporti , është një rrugë e miqësisë dhe e lidhjes midis njerëzve.
Mirë është njerëzit të njihen gjatë këtyre 15 ditëve gjatë vrapimit tim përmes Bullgarisë , Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë unë u njoha personalisht me shumë njerëz dhe e ndjeva ngrohtësinë dhe mikpritjen e njerëzve të zakonshëm të cilët është shumë mirë të njihen të dinë më shumë njëri për tjetrin edhe të bashkohen.
Unë duhet t’ju them se finishi im tani në Durrës të vrapimit tim nëpërmjet këtij korridori nuk është fundi dhe unë jam i bindur që është një fillimi i bashkimit tonë .Në fund dua të falënderoj të gjithë ato që mbështetën iniciativën time dhe që realizuan ëndrrën time”, u shpreh atleti Krasse Georgiev
Në mënyrë simbolike atleti bullgar kishte marrë një shishe me ujë nga deti i zi për ta hedhur në detin Adriatik ne Durrës si simbol i bashkimit të dy deteve që janë në skajet e korridorit të tetë.ajet e korridorit të tetë.