Familja e presidentit të Republikës, Ilir Meta gjatë vitit 2018 ka mundur të fusë në arkën e vet, ndër të tjera edhe 39 mijë euro nga shitja e një shtëpie.
Në deklaratën e pasurisë të dorëzuar në ILDKP dhe të siguruar nga tirananews.al, familja presidenciale ka deklaruar një sërë ndryshimesh në pasurinë e tyre, të krijuara kryesisht nga shitje shtëpish dhe të ardhura nga pagat dhe dietat për shkak të detyrave, si dhe likujdim i një kësti të një kontrate të majme.
Pavarësisht se si të ardhura janë deklaruar vetëm të ardhurat nga paga, dietat dhe shitja e një shtëpie me vlerë 39 mijë euro, familja presidenciale ka mundur që gjatë vitit që lamë pas të paguajë një këst kontrate me vlerë 145 mijë euro, të hapë disa llogari bankare për fëmijët që studiojnë në Angli, si dhe të krijojë një shtesë llogarie bankare me vlerë 57 mijë euro.
Sa i përket të ardhurave, familja Meta, përveç të ardhurave nga shitja e shtëpisë, deklaron të ardhurat e pagës së Monika Kryemadhit me vlerë 2238923 dhe 787171 lekë dhe të ardhurat nga paga e presidentit Meta me vlerë 2250183 lekë, dieta nga udhëtimet jashtë shtetit në vlerë rreth 7 mijë euro.
Gjithashtu, presidenti i Republikës deklaron edhe një shtesë llogari nga të ardhurat nga pagat në vlerë 1319680 lekë, si një llogari bankare të hapur edhe në emër të djalit të tij në vlerë 28409 lekë.
Deklarata e pasurisë e familjes së presidentit të Republikës Ilir Meta:
Monika Kryemadhi
Kontratë premtim shitje për apartament me sipërfaqe 76.88 me2 (deklaruar në 2014) me 42284 euro arkëtuar 38901 euro.
Kontratë premtim shitje për apartament me sipërfaqe 133.7 m2 (deklaruar në 2014) me vlerë 64103 euro, deri në dhjetor 2018 asnjë arketim për këtë kontratë.
Llogari në lekë të ardhura nga paga e Kuvendit të Shqipërisë shtuar me 787171 lekë
Pagesë si rrjedhojë e kontratës likujdim i këstit të dytë me vlerë 17864000 lekë konvertuar në 145000 euro.
Llogari bankare e shtuar në euro me vlerë 57665 euro.
Të ardhura nga paga dhe të ardhura të tjera si deputete në Kuvendin e Shqipërisë – 2238923 lekë
Overdraft nga banka për Master Card 761 euro
Overddraft nga banka për Viza Cart 2243127 lekë
Ilir Meta
Shtim i llogarisë në lekë nga të ardhurat nga pagat – 1319680 lekë
Llogari dyemërore Besar Metaj dhe Ilir Metaj 28409 lekë
Të ardhura neto nga paga në Presidencë – 2250183 lekë
Të ardhurat nga dietat jashtë vendit – 6480 euro
Të ardhura nga dietat jashtë vendit – 2340 dollarë
Të ardhura në cilësinë e kryetari të ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë – 85000 lekë
Të ardhura nga honoraret për mbledhjet e ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë 42500 lekë
Overd draft – 133854 lekë
Bora Meta
Llogari bankare dyemërore në emër të Bora Metaj dhe Besar Metaj. Arkëtuar nga nëna Monika Kryemadhi për shpenzime për shkollën – 11940 paund
Debi në kartën Visa arkëtuar nga nëna Monika Kryemadhi 158357 lekë
Llogari bankare dyemërore në emër të Bora Metaj dhe Monika Kryemadhit. Përfituar komisione – 8065 lekë.
Shlyerje overd draft nga prindërit 210208 lekë.