osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

KQZ i rrëzoi kandidatin në Berat, shpërthen Astrit Patozi: Ja kush po i kërcënon kandidatët BD!

KQZ i rrëzoi kandidatin në Berat, shpërthen Astrit Patozi: Ja kush po i kërcënon kandidatët BD!

Kreu i Bindjes Demokratike Astrit Patozi ka reaguar pasi KQZ i rrëzoi kandidatin për bashkinë e Beratit, Pavllo Shkarpën.Sipas Patozit, vendimi i KQZ është në kundërshtim flagrant me kushtetutën e vendit, pasi pretendon se Shkarpa është regjistruar brenda afatit kohor në gjendjen civile të Beratit.

Reagimi i plotë i Patozit:

Përfaqësuesit e qeverisë në KQZ rrëzojnë arbitrarisht kandidatin tonë në Berat

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i dominuar nga përfaqësuesit e shumicës rrëzoi sot në mënyrë arbitrare kandidatin e BINDJES DEMOKRATIKE në Berat, zotin Pavllo Shkarpa, duke i hapur rrugën zgjedhjeve me një kandidat të vetëm në atë bashki. KQZ, e cila votoi si rrallë herë me unanimitet ishte sot shumë e vendosur për ta ndëshkuar kandidatin tonë, ndonëse në kundërshtim flagrant me kushtetutën e vendit.

Argumenti i përdorur prej anëtarëve socialistë të KQZ, sipas të cilit zoti Shkarpa është regjistruar me vonesë në gjendjen civile të Beratit, nuk gjendet asgjëkundi në Kodin Zgjedhor apo në kushtetutën e vendit.

Vendimi absurd, që ngjante dukshëm si i paracaktuar, e çon në dy numrin e kandidatëve të BINDJES DEMOKRATIKE të përjashtuar nga gara prej qeverisë.

Disa ditë më parë kandidati ynë për Skraparin, zoti Devi Hebibasi, u tërhoq fare papritur nga kandidimi, pasi u ndje i kërcënuar nga përfaqësuesit e Rilindjes atje. Vlen të theksohet se të dy kandidatët tanë të rrëzuar nga njerëzit e qeverisë i përkasin të njëjtit qark.

Vendimi i sotëm pason dorëheqjen e dy kandidatëve tanë në Lezhë e Kavajë, të cilët e morën vendimin të ndikuar dukshëm nga presioni i Partisë Demokratike. Dhe tashmë mund të flitet për një barazim të plotë mes “Rilindjes” dhe “Republikës së Re” në raport me gjuetinë ndaj kandidatëve tanë.

E ndodhur në këto kushte, BINDJA DEMOKRATIKE deklaron se është e vendosur t’i shkojë deri në fund betejës së saj ligjore për të garuar me kandidatin e saj në Berat. Ndërkohë, ajo paralajmëron qeverinë që të heqë dorë nga këto goditje të ulëta ndaj njerëzve të saj, sidomos në qarkun e Beratit.

Nuk mund të jetë kurrësesi rastësi që kandidatët tanë po sulmohen njëkohësisht nga të dy partitë e vjetra, të cilat janë përgjegjëse për krizën e sotme që kalon Shqipëria.

BINDJA DEMOKRATIKE fton partnerët tanë që janë të interesuar për zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri që të ushtrojnë të gjithë ndikimin e tyre që procesi të mos cënohet më tej, nga brutaliteti i qeverisë dhe i atyre që kërcënojnë të prishin zgjedhjet.