osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Turpërim i rëndë i studentëve për të mbrojtur nga SPAK e BKH treshen famëkeqe Berisha-Meta-Basha

Turpërim i rëndë i studentëve për të mbrojtur nga SPAK e BKH treshen famëkeqe Berisha-Meta-Basha

Studentët u turpëruan shumë rëndë me aktin e djeshëm. Ata hodhën pas krahëve Shqipërinë dhe shqiptarët, hodhën poshtë interesat kombëtare shqiptare, përdhosën rëndë prindërit e tyre dhe perspektivën e tyre në këtë vend, sepse kur duhet të ishin në krahun e të mirës, sakrifikuan gjithçka për t’u dalë në mbrojtje tre personave zyrtarë të lartë të shtetit, Berisha-Meta-Basha, të cilët kanë probleme shumë të rënda me Kushtetutën dhe ligjin, pasi kanë bërë krime me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Kjo treshe ka kohë që nuk e bën gjumin e natës, siç e bënin të thellë e të qetë para vitit 2017. Që nga koha kur SHBA i vuri përpara në rresht, si lopët, këtë treshe dhe shërbëtorët e tyre, duke u dhënë ultimatumin vdekjeprurës për të votuar pa kushte ndryshimet kushtetuese për reformën në drejtësi dhe procesin e vettingut, Berisha-Meta-Basha jo vetëm humbën gjumin, pësuan shok të rëndë psikologjik, humbën logjikën dhe toruan, por edhe i mblodhën të gjitha forcat mendore dhe fizike të antiprogresit për të penguar me çdo mjet dhe mënyrë krijimin e SPAK dhe BKH.

Lufta civile që po nxit kjo treshe, protestat e dhunshme kundër Shqipërisë, institucioneve legjitime të saj, interesave kombëtare shqiptare në pragun e aktit madhor historik të nisjes së negociatave me BE, duke e penguar atë me armë, me bomba molotov, me flakëhedhëse me benzinë, me kapsolla e pllaka guri që hidhen pa kursim dhe plagosin bijtë e nënave, policët e shtetit, të gjitha bëhen për t’i shpëtuar përgjegjësive penale dhe sekuestrimit të pasurive marramendëse të pista të treshes Berisha-Meta-Basha.

Mjafton të dëgjoni ulërimat e djeshme të Metës për gjoja “merakun” për Gjykatën Kushtetuese, për të kuptuar thelbin e vërtetë të daljes komplet nga faza të tij dhe të Berishës dhe Bashës!

Kjo treshe, përmes lakenjve ndihmës dhe përfitues prej krimeve të tyre, nuk po kursejnë as disa studentë dritëshkurtër, të cilët i hedhin në protesta qesharake dhe qind për qind të manipuluar. Kurrë nuk jemi kundër protestave, kundër revoltave, kundër rebelimit ndaj qeverive apo politikanëve që qeverisin vendin keq dhe u bëhen barrë shqiptarëve me veset, paaftësitë apo ligësitë e tyre.

Por të ngrihesh në protestë pikërisht kur e ashtuquajtura opozitë, që de facto është krahu më radikal antishqiptar, ka dorëzuar mandatet e deputetëve të saj dhe është ngritur për të mos lejuar shqiptarët të bëjnë zgjedhje vendore sipas Kushtetutës së Republikës dhe dekretit të Presidentit të Republikës, kur kjo opozitë lufton me armatime e me tym e flakë kundër institucioneve të shtetit, pikërisht pak ditë para se të merret vendimi historik i BE lidhur me procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në këtë organizëm madhor ku ka perspektivën Shqipëria, është jo vetëm e turpshme, keqbërëse, pa sens, por edhe haptazi antishqiptare.

Pse nuk duruat edhe pak ditë o studentë të nderuar?! Pse nuk pritët sa të merrej vendimi për Shqipërinë në BE?! Pse nuk pritët edhe një apo dy muaj sa të ngrihet dhe të funksionojë SPAK dhe BKH?!

Pse nuk pritët sa të ndalin elementët e luftës civile dhe dhunës së armatosur që po bëjnë për gati 3 muaj treshja famëkeqe Berisha-Meta-Basha për të larguar Shqipërinë nga BE, si parakusht për të shmangur ata goditjet vdekjeprurëse për krimet që kanë bërë nga SPAK dhe BKH?!

Këtë veprim të turpshëm historikisht Shqipëria dhe shqiptarët nuk do t’ua falë as juve, as prindërve tuaj që investojnë për ju.

Nga Av. Idajet BEQIRI