osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Zbardhet dosja e plotë: Ja si Meta ra në përgjim gjatë pazareve me Ismailajn! Pas aleancës me Berishën u pushuan hetimet dhe u zhdukën provat

Zbardhet dosja e plotë: Ja si Meta ra në përgjim gjatë pazareve me Ismailajn! Pas aleancës me Berishën u pushuan hetimet dhe u zhdukën provat

Zbardhet e vërteta e dosjes 978, ku presidenti aktual Ilir Meta dyshohet se ka bërë pazare në vitin 2009 me ish-kreun e DIA, Kastriot Ismailaj.

Ishte gazetari Artan Hoxha ai që deklaroi se gjatë përgjimeve që prokuroria i kishte bërë Ismailajt, ka rezultuar që Meta i ka dërguar një SMS, ku kërkon 200 mijë euro.

Por gazeta ka bërë një sërë kërkimesh, duke zbuluar detajet e plota mbi këtë dosje dhe se çfarë ka ndodhur realisht me të.

Kastriot Ismailaj, njihet si personi që boshatisi arkën e CEZ përmes kompanisë DIA, e cila merrej me mbledhjen e borxheve. Por para kësaj, në vitin 2008 nisi një hetim ndaj tij për pastrim parash dhe në maj të 2008 u vendos në përgjim nga prokuroria, përgjime që zgjatën deri në qershor 2009, pra gati një vit. Kastriot Ismailaj është hetuar nga Prokuroria e Tiranës në cilësinë e administratorit të kompanisë “Adriatic Development Corporation”.

Prokuroria dyshonte se Kastriot Ismailaj kishte kryer në një bankë të nivelit të dytë disa transferta në mbërritje në shumën prej 4.5 milionë USD dhe 800 mijë euro. Këto para ishin dërguar nga shoqëria “Hassans…” në Gjibraltar. Paratë e dërguara në emër të shoqërisë “Adriatic Development Corporation” ishin transferuar në dalje në shumën prej rreth 3 milionë euro. Transferimi ishte bërë duke e copëzuar në dalje këtë shumë, ku përfitues ishin kompani dhe shtetas të ndryshëm jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

Përshkrimet në këto transferta konsistonin në: pagesa për studime vizibiliteti në projekte minierash, për shërbime ligjore, për shpenzime zyre, për konsulentë etj. Duke qenë se nuk rezultonte të ishte depozituar ndonjë dokumentacion justifikues si kontrata ose marrëveshje që e lidhin shoqërinë e Ismailajt me shoqëri të tjera ose persona ku janë transferuar paratë, kishte dyshime se bëhej fjalë për pastrim parash.

Ndërkohë, në dosjen e prokurorisë ishte edhe një dokument që mban datën 28 qershor 2009. Ishte një procesverbal mbi transkriptimin e bisedave të numrit të telefonit të disponuar nga Kastriot Ismailaj. Gjykata e Tiranës kishte miratuar kërkesat e prokurorisë për përgjimin e numrave të tij.

Në këtë dokument ishte edhe një SMS e datës 22 qershor 2009 në orën 05.27.21 pasdite e dërguar nga numri 0682031701 në numrin 0682009693 të Kastriot Ismailajt me tekst: “Nesër në darkë duhet të takohemi patjetër. Më duhen 200 mijë patjetër. Mos harro”. Mësohet se numri që përfundon me 701 ka qenë në përdorim të kreut të LSI-së, Ilir Metës.

Pushimi i dyshimtë i hetimeve

Përveç faktit që dyshohet se Meta ka përdorur paratë e Ismailajt në fushatë, është prokuroria ajo që ka kryer veprime të dyshimta, duke nxjerrë të larë presidentin. Por çfarë ka ndodhur realisht? Rezulton se pas SMS së Metës ndaj Ismailajt, përgjimet pas pak kohësh janë ndërprerë dhe po ashtu janë pushuar hetimet.

Edhe pse Ismailaj ishte përgjuar për një vit dhe ka pasur shumë informacione ndaj tij, prokuroria pushoi menjëherë hetimet, me argumentimin se nuk provohej akuza e pastrimit të parave. Pushimi i hetimeve u bë sapo Meta firmosi koalicionin me Berishën dhe erdhi në pushtet në 2009. Pas pushimit të hetimeve, u asgjësuan dhjetra CD me bisedat dhe SMS të Kastriot Ismailajt, si dhe u fshinë përgjimet nga serveri i përgjimeve.

Por procesverbalet mbetën në duart e Ismailajt dhe disa individëve, të cilat tregojnë të vërtetën e asaj që fshehu prokuroria. Fakti që përgjimet u ndërprenë dhe dosja u pushua pak pas SMS së Metës, ngre mjaft pikëpyetje. Ajo që tregon se prokuroria ka vepruar në mënyrë mjaft të dyshimtë është se në vitin 2015 prokuroria rihapi hetimet po për të njëjtën çështje dhe vijoi hetimet duke bërë që sot Ismailaj të jetë pas hekurave.

Por e bukura është se pavarësisht rihapjes së hetimit, përgjimet nuk mund të përdoreshin më si provë. Edhe pse si dosje ajo ekzistonte, ajo ishte e pavlefshme në gjyq. Por prokuroria edhe pa ato përgjime e mbylli dosjen dhe e dërgoi në gjykatë, duke e akuzuar Ismailajn për pastrim parash. Ajo që e vesh akoma më tepër me dyshim situatën është se në vitin 2009 Meta kaloi në koalicion me PD. Dhe sapo ndodhi kjo, për çudi u pushuan hetimet ndaj Ismailajt.

Por në 2015 kur u rihapën hetimet, Meta ishte në koalicion me Ramën dhe në të njëjtin vit marrëdhëniet mes tij dhe Berishës ishin shumë të tensionuara. Në krye të organit të akuzës ishte dhe Adriatik Llalla. Pyetja që shtrohet është: Pse në 2015 prokuroria arrit të gjejë prova dhe ta çojë dosjen në gjykatë, ndërsa në 2009 jo? Dyshimet janë se hetimet janë pushuar për të mos i hapur telash zv/kryeministrit të asaj kohe.

Kliti Topalli