osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

CEZ lidhja e fuqishme Berisha-Meta! Gruaja e Kastriot Ismailajt konfirmon akuzat dhe fundos Ilir Metën

CEZ lidhja e fuqishme Berisha-Meta! Gruaja e Kastriot Ismailajt konfirmon akuzat dhe fundos Ilir Metën

Skandalet e Presidenti Ilir Meta duket se nuk kanë fund. Pas bllokut 700 mijë eurosh, akuzave të Tom Doshit se donte ta eliminonte, apo skandalit me CEZ-DIA, së fundmi kanë nisur akuzat dhe se ka trukuar zgjedhjet.

Ishte gazetari Artan Hoxha që deklaroi se si Meta i kërkonte një biznesmeni 200 mijë euro për fushatë në zgjedhjet e 2009. Ky biznesmen ishte ish-kreu i DIA, Kastriot Ismailaj dhe akuzat e gazetarit janë konfirmuar dhe nga gruaja e Ismailajt, Vojsava Ismailaj. Pak kohë më parë, ajo ka dhënë një intervistë për gazetarin Fatos Mahmutaj.

Në këtë intervistë të dhënë, ajo e ka thënë që më herët se Ilir Meta i bënte presion me SMS Kastriot Ismailajt dhe i kërkonte para për të financuar fushatat. Nëse është e vërtetë, kjo përbën një skandal të madh, pasi së pari ka dyshime se paratë mund të jenë përdorur për të blerë vota. Po ashtu, edhe nëse janë përdorur thjesht për fushatë, financat duhet të deklarohen. Gazeta po publikon pjesërisht intervistën e Vojsava Ismailajt, e cila dekonspiron Metën.

-Zonja Vojsava përse keni vendosur të largoheni jashtë Shqipërisë? A ka lidhje kjo me letrën e kryetarit (ish-kryetarit tani) të Komisionit të Sigurisë në Kuvendin e Shqipërisë, zotit Spartak Braho, i cili deklaroi se ju jeni e kërcënuar dhe se duhet të mbroheni nga shteti?

Jam larguar nga Shqipëria, sepse pas arrestimit të bashkëshortit tim, Kastriotit, jam ndjerë e kërcënuar dhe e rrezikuar, jo siç deklaroi zoti Braho, por nga pushteti, d.m.th njerëz të veshur me pushtet. Çështjet për të cilat ai po hetohet janë madhore, janë çështje ku janë përfshirë dhe përfolur emra shumë të pushtetshëm të politikës shqiptare dhe unë si bashkëshortja e tij kam ndjerë se ne si familje mund të jemi të rrezikuar nga presione të njerëzve të pushtetshëm që nuk do të dëshironin që Kastrioti të sqaronte shumë detaje gjatë hetimeve që po kryhen ndaj tij.

Ka pasur direkt dhe indirekt kërcënime. Persona të njohur të mi dhe të Kastriotit, më kanë thënë: Kastrioti të tërhiqet nga Arbitrazhi që të lirohet. Ky është kërcënimi që ka ardhur në mënyrë indirekte, direkt më kanë kërcënuar persona të panjohur për jetën time dhe të djalit tim, më kanë ndjekur dhe ruajtur gjatë gjithë kohës persona të ndryshëm, kudo ku unë shkoja, para shtëpisë etj.

-Bashkëshorti juaj është hetuar 3 herë nga prokuroria që nga viti 2008 dhe të tre herët çështjet janë pushuar. A mund të na rrëfeni si i përjetuat hetimet e para të nisura në vitin 2008, e në vijim? Çfarë besonte Kastrioti për këto akuza?

Akuzat për të cilat Kastrioti është hetuar që nga 2008 kanë qenë krejtësisht të pabazuara dhe Kastrioti besonte se ato kishin kryesisht qëllim që t’ia vështirësonin punën për bizneset e veta. Megjithatë Kastrioti me durim ka sqaruar akuzat e ngritura gjatë hetimeve, u është përgjigjur me korrektesë të gjitha thirrjeve dhe pyetjeve të prokurorisë dhe ato çështje janë mbyllur.

-Në dijeninë tuaj, cila është arsyeja që prokuroria rinisi hetimet që kishte pushuar më parë?

Për Kastriotin, por edhe për mua, ishte e qartë se ngritja e këtyre akuzave dhe rifillimi i hetimeve ndaj Kastriotit, pasi hetimet ndaj tij ishin pushuar 3 herë në të shkuarën, kishin si qëllim vetëm ta sulmonin, për shkak të arbitrazhit të filluar në Vjenë. Pra, Kastrioti duhej penguar me çdo kusht në vijimin e arbitrazhit, jo vetëm për shkak të shumës së kërkuar, por kryesisht për shkak të informacioneve që po dilnin gjithmonë e më shumë gjatë procesit të arbitrazhit. Avokatët e të dyja palëve kishin filluar të paraqisnin gjithmonë e më shumë detaje para Gjykatës së Arbitrazhit dhe me sa duket kjo duhej të ndalonte, pasi përfshiheshin persona të pushtetshëm.

-Kur flisni për persona të pushtetshëm, siç e keni përmendur edhe më parë, për kë e keni fjalën konkretisht? A mund të përmendni ndonjë emër?

Mund të përmend Presidentin e Shqipërisë zotin Ilir Meta, i cili ishte një ndër personat e interesuar drejtpërdrejtë që zhurma rreth të ashtuquajturës “afera CEZ” në Shqipëri, të shuhej. Kjo e lidhur me aktivitetin e tij kur ka qenë ministër i Jashtëm apo edhe ministër i Ekonomisë.

-Ku e keni fjalën?

Kastrioti për shkak të aktivitetit të tij të hershëm, jashtë Shqipërisë kishte lidhje dhe miq në të gjitha anët e botës. Ilir Meta, por edhe të tjerë janë përpjekur vazhdimisht t’i shfrytëzojnë këto lidhje për të nxjerrë përfitime. P.sh lidhja e Kastriotit me CEZ në Pragë, është krijuar falë lidhjeve të tij dhe jo ndikimit të politikanëve shqiptarë. Këta të fundit kanë qenë ata, Ilir Meta në mënyrë të veçantë, që kanë shfrytëzuar lidhjet e Kastriotit, për të krijuar ata më pas lidhje me persona të rëndësishëm të biznesit apo edhe të politikës. Kështu ka ndodhur edhe me rastin e CEZ-it.

-A mund të jeni më e qartë?

Kastrioti e kishte mik Ilir Metën dhe deri në fund të vitit 2012 marrëdhëniet e tij me Ilir Metën kanë qenë tepër të ngushta. Qysh në kohën para se të bëhej Kryeministër apo dhe person i rëndësishëm në politikë, Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij, Monika, shpesh herë vinin në shtëpinë tonë. Kemi kaluar shumë dreka dhe darka së bashku: Ilir Meta i kishte forcuar lidhjet me Kastriotin që në kohën e krijimit të FRESH-it. Kastrioti kishte ndërmjetësuar edhe pajtimin e Ilir Metës me Fatos Nanon dhe ky është një fakt i njohur publikisht. Për t’ju rikthyer historisë së CEZ-it, po sjell vetëm një shembull: ka qenë pikërisht Ilir Meta, që pasi kishte realizuar uljen e çmimit të energjisë, i kërkonte Kastriotit që t’u kërkonte çekëve që ta shpërblenin atë, pra Ilirin, me pretendimin se ai i kishte bërë të fitonin miliona euro.

-Ju e dini këtë nga bashkëshorti juaj?

Jo vetëm nga ai. Mjafton që të shohësh SMS-të që Ilir Meta i dërgonte Kastriotit në vitet 2010, 2011 dhe e kupton lehtësisht këtë. Kastrioti ka qenë gjithashtu shpesh nën presion për të dhënë para nga bizneset e tij, për të ushqyer fushatat elektorale.

-Dini ndonjë rast konkret? Nga kush dhe në çfarë periudhe?

Di shumë, jo vetëm një .. Por këto i di më mirë Kastrioti. Atë që mund të them unë është se në kohën që u prish kontrata e DIA me CEZ, Kastrioti ka qenë shumë i shqetësuar se Ilir Meta i kërkoi një shumë të madhe eurosh.

-Bashkëshorti juaj, tani është i arrestuar dhe po përballet në gjykatë me një sërë akuzash të rënda, kryesisht të lidhura me marrëveshjen CEZ -DIA. Si do i cilësonit këto akuza? Keni besuar ndonjëherë se bashkëshorti juaj merrej me pastrim të parave dhe se bizneset e tij nuk kanë qenë asnjëherë të ligjshme?

Kastrioti është njeri shumë punëtor dhe gjithnjë i ka ndjekur me përkushtim të gjitha bizneset e veta. Bizneset që ai ka ngritur kanë qenë të mëdha dhe të ndërlikuara, por asnjëherë Kastrioti nuk ka pasur si qëllim të fitojë nëpërmjet mashtrimit apo të krijojë për vete përfitime të padrejta. Ai gjithmonë ka besuar se rrugët ligjore janë ata që duhen ndjekur për të realizuar fitime. Sigurisht të bësh biznese të tilla është e vështirë dhe e komplikuar. Shpeshherë ndesh në pengesa dhe sidomos në një vend si Shqipëria. Kastrioti është një njeri që beson se rruga e ligjshme duhet ndjekur. Edhe Arbitrazhi është një mundësi e ligjshme, si për çdo marrëveshje të atij niveli.

-A ka shfrytëzuar Kastrioti marrëdhëniet politike për të ngritur bizneset e tij?

Unë nuk besoj se fjala “shfrytëzim” është e duhura. Siç edhe kam përmendur më parë, të bësh biznes, sidomos biznese të mëdha në Shqipëri është e vështirë, në mos e pamundur. Kastrioti nuk ka kërkuar asnjëherë vetë të mbështetet në miqësitë e tij me njerëz të politikës, por pothuaj gjithmonë, kanë qenë ata që janë afruar me mbështetje dhe përkrahje si dhe kanë kërkuar prej Kastriotit të jenë të përfshirë. E si mund të refuzohen njerëzit me pushtet, kur japin sinjale se kanë në dorë edhe të të fundosin?!!

-Arrestimi i bashkëshortit tuaj, fillimisht u reklamua si një sukses i Prokurorisë për akuzën e pastrimit të parave, ndërkohë që më vonë u mësua se Kastrioti për llogari të DIA-s kishte depozituar një padi kundër shtetit shqiptar, për prishje të njëanshme të kontratës, a mund të më thoni si e komentonit në shtëpinë tuaj çështjen e Arbitrazhit?

Fillimisht kjo ishte një çështje si gjithë të tjerat. Siç ju thashë Kastrioti besonte se një marrëdhënie kontraktuale duhet respektuar dhe shoqëria çeke CEZ nuk e respektoi. Arbitrazhi është një rrugë e ligjshme e kërkimit të së drejtës dhe ishte një gjë më se normale që ai ti drejtohej arbitrazhit siç ishte parashikuar në kontratën mes CEZ dhe DIA.

Çështja filloi të merrte rëndësi dhe shumë pikëpyetje kur CEZ u zëvendësua nga shteti shqiptar në arbitrazh. Drejtues të shoqërisë CEZ si Joseph Hajsek p.sh., në dëshmitë e tyre në arbitrazh dhanë indikacione të forta që persona me pushtet në Shqipëri ishin përfshirë në marrëveshjen e lidhur mes CEZ dhe DIA, por sidoqoftë Kastrioti besonte se detyrimi që ai kërkonte në arbitrazh për respektimin e kontratës i takonte CEZ dhe jo shtetit shqiptar.

-Deri në shtator të vitit 2015, dukej se DIA kishte shumë mundësi ta fitonte çështjen në Arbitrazh, por në fillim të dhjetorit u mësua se Gjykata e Arbitrazhit Ndërkombëtar të Vjenës vendosi të kundërtën, sipas jush pse?

Së pari sqaroj se që në Korrik 2015, avokatët e DIA-s u tërhoqën nga mbrojtja në arbitrazh pasi që nga shtatori 2014 kur llogaritë e Kastriotit u bllokuan, DIA nuk kishte më mundësi të paguante. Gjithashtu arbitrazhi i Vjenës vendosi të njohë marrëveshjen e bërë nga shteti shqiptar me znj. Rebeka Gain në Dhjetor të 2014 për tërheqjen e DIA-s nga arbitrazhi.

Unë nuk e di se çfarë ka marrë apo çfarë i është premtuar në këmbim zonjës Gain, por di se përpara se të bëhej kjo marrëveshje me të në Dhjetor 2014, edhe Kastriotit i janë ofruar disa here për ta mbyllur arbitrazhin me marrëveshje, në këmbim të një shume më të vogël se ajo e kërkuar prej tij në arbitrazhin e Vjenës. Kastrioti nuk pranoi, sepse nga ana tjetër ju kërkua që këtë shumë ta ndante tek persona të veshur me pushtet, që do të bënin të mundur marrëveshjen siç ishte zoti Meta p.sh.

-Bashkëshorti juaj është në gjyq për të drejtën e përfaqësimit të kompanisë, por a dyshoni ju se ka një marrëveshje, që ende nuk është bërë publike, sa i përket shtetit shqiptar me zonjën Rebeka?

Po. Kam dyshime të forta, se ka marrëveshje të errëta mes shtetit shqiptar dhe zonjës Rebeka. Ajo nuk kishte asnjë arsye pse të bënte një marrëveshje, po të mos ketë marrë, apo ti jenë premtuar diçka në këmbim. Përndryshe, ajo do të duhej të ishte tani njëlloj si Kastrioti: E arrestuar dhe nën akuzë.

Dua të sqaroj gjithashtu se Rebeka ka qënë disa here në Shqipëri. Hera e fundit, që unë di, daton me fundin e muajit nëntor 2014. Ajo është pritur nga Majlind Lazimi, i cili është i afërm i Monika Kryemadhit dhe më pas nga Arian Laçi si dhe nga njerëz të OSHEE-së. Më pas ajo ka takuar Ilir Metën në banesën e tij dhe në dt 1 dhjetor 2014 ajo ka ndryshuar në QKR administratorin, duke vendosur sit ë tillë një person të quajtur Ali Cena. Ky i fundit po në datën 1 dhjetor ka pezulluar aktivitetin e shoqërisë DIA.

Gjithçka është bërë e koordinuar, pasi mjaft që të shohësh dokumentet e paraqitura në QKR, ato janë pranuar atje edhe pse nuk kanë qenë në formën e kërkuar nga ligji. Madje administratori i sapoemëruar, ka shërbyer edhe si përkthyes i disa dokumenteve në gjuhë të huaj. Ka qenë Arian Laçi i cili më pas e ka shoqëruar Rebekën tek ministri Gjiknuri dhe mbase edhe te Prokurori i Përgjithshëm.

Në dt 3 dhjetor 2015 është realizuar edhe marrëveshja e famshme, e cila për mënyrën se si është paraqitur në Arbitrazh dhe si i është mbajtur e fshehtë publikut shqiptar, lë të kuptosh qartë se është një marrëveshje korruptive./Sot