Tito shpiku në fakt, të famshmen “Bashkim Vëllazërimin” mes popujve të ish Jugosllavisë! Që në kohë të luftës si ide, kjo “parullë”, e cila u rrënua në vitet e fundit ’90-të nga shpërbërja e ish Jugosllavisë së tij!
Tito sigurisht kishte ide dhe futjen e Shqipërisë në këtë “Bratstvo i Jedinstvo” por Enveri mbasi e ndoqi nga larg kuptoi (si inteligjent dhe makevelist me talent) se do t’i vinte dhe eleminimi po të zhytej më tepër afër Titos dhe Rankoviçit apo lodrave të bizantinizmit komunist në Beograd dhe ndau ashpërsisht Shqipërinë nga kjo ide, duke ju afruar Stalinit dhe BRSS, për t’u prishur edhe me ta në ’60-tën, për t’u lidhur me Kinën e për t’u prishur dhe me Kinën, kur ajo ju afrua Amerikës!
Por “Bashkim Vëllazërimi” lindi si një marrëveshje mes popujsh të Jugosllavisë, si “laicitet new komunist alla Tito”, me etni të tolerueshme me njëra tjetrën të cilat rezistuan kështu sa qe gjallë ai, por pastaj shtysat nacionaliste i dhanë fund! I dhanë fund duke çuar Slloveninë dhe Kroacinë nga perëndimi, Serbinë pranë Rusisë (megjithëse një pjesë e qytetarëve duan realisht perëndimin) dhe kishës serbe nacionaliste e nganjëherë pothuaj fashiste, Kosovën në luftë mbas vrasjeve dhe ndarjeve në Bosnje dhe Maqedoninë në ndarje e afër perëndimit!
“Bashkim Vëllazërimi” ishte një Titizëm, por sigurisht kërkonte eleminimin e shqiptarëve dhe sigurisht territorit të tyre!
Duke lexuar një intervistë të Lulzim Bashës në BBC World, sigurisht me ra ndër mend se padyshje ose më keq me dashje, një njeri i ri në moshë si Kryetari i PD-së, por sinkronizohet pothuaj përditë nga “Bashkim Vëllazërimi” ose “Bratstvo i Jedinstvo” me serbët si në pushtet dhe media, por dhe opozitë!
Nuk po i jap rëndësi faktit se ai i quan protestat (që thërret vetë) jo të dhunshme “fal zotit” dhe nuk po e konsideroj as pa burrni dhe as gënjeshtër, kur thotë se “PD ka bërë thirrje për protesta jo të dhunshme”! Sepse ai vetë ka qenë duke folur kur molotovët digjnin Kryeministrinë, por këto janë format dhe përmbajtjet tipike të njeriut të dyzuar mes “informales berishiane” me marrje pushteti me dhunë dhe formales së tij, për të qenë medemek “fytyrë e bukur” që e do dhunën, për nuk ka “by..hë” që ta pranojë haptas si Berisha!
BBC World e pyeste se “çfarë duhet të ndodhë me ato që janë përgjegjës për dhunën” dhe Lulzimi thoshte se ishte policia që kishte dhunuar Sekretarin e Tretë të Partisë dhe e kishin regjistruar dhe kamerat! Në fakt është rasti i Dollapit, që ikte me vrap si tinëzar dhe pastaj gënjente, se do ta vrisnin se “më gjuajtën me plumba gome” e të tilla marrëzi tipike për mentalitetin e një “bashkëfshatari të Berishës”!
E po kështu gënjente dhe Basha në BBC World! Tipike e njeriut që nuk ka as moral politik dhe kujton se ju flet dhe atyre jashtë, si në modelin mashtrim dhe mitoman të brendshëm në Shqipëri! Por BBC World i thotë: Ta shohim në një panoramë më të gjerë. Këtë qershor Shqipëria pret një përgjigje nga BE, nëse do të nisin negociatat për anëtarësim. Sa dëm mund t’i shkaktojë procesit e gjithē kjo? Kurse Basha përgjigjet: Protestat janë pasojë e krizës së thellë politike në vend. Kēshtu që, pavarësisht, raporteve të sheqerosura…
BBC World vijon: Çfarë do të thotë të sheqerosura?
Basha përgjigjet: Shumë larg realitetit. BBC World këmbëngul: Për çfarë arsye?
Basha thotë: Shqipëria duhet t’i bashkohet Bashkimit Europian, Shqipëria duhet të hapë negociatat e anëtarësimit. Kjo është ajo për të cilën ne po luftojmë, për vlerat europiane, por Shqipëria nuk mund t’i bashkohet BE-së me gënjeshtra, me fabrikime, me zgjedhje të vjedhura, me bashkëpunim me krimin e organizuar, me korrupsionin në nivelet më të larta të këtyre 29 viteve, me pandëshkueshmërinë e njerëzve me pushtet.
E jashtëzakonshme, Basha merr përsipër të bëjë korrigjimin e 29 viteve të zgjedhjeve të vjedhura dhe që partia e tij dhe ai vetë kanë vjedhur, të korrupsionit kur partia e tij, Berisha dhe ai vetë, kanë pasur me një rëndësi të veçantë.
Biles Basha vjedh dhe zgjedhjet brenda partisë së tij! Ku ka më marrëzi politike dhe butafori intervistë me të madhe, të një mitomani epileptik se sa kjo? Ky lideri i madh Lulzimi, që nuk ka fituar qoftë dhe një palë zgjedhje thotë se “nuk shkohet në Europë” pa ndëshkuar korrupsionin dhe krimin? Imagjinoni Bashën që duhet të ndëshkojë Bashën dhe Berishën, Metën dhe Monikën, Fatmir Mediun dhe pastaj Ramën dhe të tjerët e tij majtas?!
Ky farë burri ulëret se nuk i bashkohet BE-së me gënjeshtra, duke qenë njeriu numër një i gënjeshtrës në Shqipëri! Gënjeshtrës për “Republikën e Re”, për marrëveshjet me Ramën, për “Detin Greqisë”, ose njeriu i Rrugës së Kombit që duhet të fusë teorikisht dhe praktikisht në burg veten!?
Ky mitoman kërkon të bëjë “Bashkim Vëllazërim” me të gjithë ato që janë për burg, përfshirë ato që përmenda më sipër, për të prishur “Reformën në Drejtësi” dhe për t’ja hedhur pikërisht dënimit penal që e pret, po filloi ajo punën!
E BBC World vijon: Pra, çfarë duhet të thotë dhe të bëjë BE në takimin e qershorit sipas jush?
Kurse Basha përgjigjet: Mendoj se në këtë pikë gjërat janë shumë të qarta. Bashkimi Europian është ekstremisht i shqetësuar se realiteti në terren është shumë larg nga përshkrimet e burokratëve në Bruksel. Kjo duhet të jetë edhe një këmbanë alarmi për vetë institucionet e Bashkimit Europian, që t’i japin fund gjuhës së drunjtë se “shumë është bërë, por nevojitet dhe shumë për të bërë” dhe të përqendrohen nē problemet e vërteta, me të cilat përballet vendi.
Basha kundër “burokratëve” të Brukselit të cilët edhe vjet dhanë “ok” për hapjen e negociatave dhe pro fashistëve, populistëve anti unionistëve. Burokratët e BE-së që paskan përshkruar “bukur” Shqipërinë dhe thoshin “bën” për BE dhe i ndershmi, i pafajshmi, Basha, që nuk do që burokratët të thonë – po jeni gati për BE!
Po pse çfarë thonë gazetat në Beograd në analizat e tyre, çfarë thonë analistët e tyre për ne?! Njësoj si Basha! Shqipëria përshkruhet “bukur” nga burokratët e Brukselit, por ajo është një vend i botës së tretë! Shqipërinë e duan Mogherini dhe Hahn, por dhe një pjesë e kancelarive si Viena e Varshava, Brukseli vetë, por dhe Kroatët e Sllovenët dhe sigurisht e bëjnë kundër nesh (serbëve pra ose për kunj se e dinë veten si qendra e Ballkanit dhe bota nuk ka asnjë punë tjetër as sistem referimi tjetër vetëm Serbinë) sepse Shqipëria është delja e zezë?
Ajo ka protesta, apo populli del në rrugë, nuk ka stabilitet politik etj., etj! E njëjta logjikë “Bratstvo i Jedinstvo” është dhe te “i madhi e legjendari politikan shqiptaro – holandez” ose Lulzim Basha! Njësoj si analizat mediatike dhe politike të Beogradit për ne! Hapni testatat kryesore dhe pikërisht këtë logjikë do të gjeni!
Kurse BBC World sërish vazhdon: Por kjo mund të çonte në një shtyrje të asaj çfarë planifikon BE. A nuk do të sillte shtyrja një dëm të madh për vendin?
Kurse Basha thotë: Për fat të keq, shtyrja, pak a shumë është vendosur. Pikërisht njësoj si Aleksandër Vuçiç në takimin e Berlinit?! Absolutisht pa “fatin e keq” të shtuar kot fare nga Basha, sa për të bërë të “dëshpëruarin” e dhj..ë” në publik!
Basha vijon duke thënë: Vende anëtare kanë dalë në përfundimin se progresi i Shqipërisë drejt përmbushjes së kushteve për hapjen e negociatave të anëtarësimit është i pamjaftueshëm. Pyetja shtrohet: Çfarë vjen pas kësaj? Problemi më i madh është sesi të kapërcehet kjo krizë e thellë, e cila tani po shpërthen me zemërim nëpër rrugë dhe sheshe.
Padiskutim Basha tregon “realitetin” e vendeve anëtare” që kuptohet mirë se tashmë nuk duan më jo vetëm Shqipërinë, por dhe vetë BE-në, por dhe si do të menaxhohet kriza që po shpërthen me zemërim nëpër rrugë dhe sheshe!
E padyshim që sinkronizimi i të gjitha protestave (dhe të dhunshme) me ato të Beogradit, është një “Bratstvo i Jedinstvo” që nuk ka nevojë për asnjë lloj komenti! Me orë dhe ditë njësoj si “vëllezërit” e Beogradit, të cilët janë më pak të dhunshëm për vendin e tyre!
Ose më mirë duhet thënë se e duan më shumë kombin dhe vendin se “vëllezërit” në Tiranë, pikërisht kombin dhe vendin e tyre! I bëjnë “Bratstvo i Jedinstvo” intervistat, i bëjnë “Bratstvo i Jedinstvo” protestat dhe i bëjnë “Bratstvo i Jedinstvo” parashikimet për në BE!? Po pyetja shtrohet: vërtetë kujtojnë se mund të vazhdojnë me “Bratstvo i Jedinstvo”?! Ose deri kur do të mund të vazhdojnë!?
Nga Besi BEKTESHI