Nga Anri Bala
Në rrjet ka qarkulluar një video e presidentit Ilir Meta, i rrethuar nga artist të njohur të spektaklit, figura mjaft të dashura të këngës, humorit dhe jo vetëm.
Meta i rrethuar nga artistë, shihet tek këndon vargjet e këngës “Rrjedh në këngë e ligjërime”, e kënduar aq mjeshtërisht nga e famshmja Vaçe Zela.
Jo më pak dhe interpretimi i këngëtari Kozma Dushi, i cili Shqipërisë i dha shumë e kurrë si mori mbrapsht ato që dha, përveç emocioneve dhe duartrokitjet e ngrohëta të publikut.
Por ai që ka marrë shumë e nuk po fryhet, është presidenti i famshëm që i’a ka parë “hajrin” Shqiprisë dhe sistemit të kalbur të padrejtësisë, për të cilin ai ka investuar personalisht e familjarisht, me dekada, që të jetë i tillë.
Ndaj këndon sot me pathos vargjet: “Po ku ka si ti, o Shqipëria ime”, vendit që ai i mori gjithçka me kushtin e vetëm… për të mos kthyer gjë më kurrë!
E trishtë është të shohësh artistë kokëulur, që rraskapiten për bukën e gojës, të nëpërkëmbur e me dinjitet të cunguar, që flasin e i nderojnë vetëm pas vdekjes… që nuk i’a panë kurrë lavdinë Shqipërisë, e që presin një dekoratë “tunxhi” prej pusht-etarëve alla Meta, që u kthyen në idhuj, sepse u akuzuan me dhjetra herë, por su gjykuan kurrë. /Ekskluzive.al