osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Deputetët holandezë: Rikthimi i vizave për Shqipërinë është i parealizueshëm, por luftoni krimin

Deputetët holandezë: Rikthimi i vizave për Shqipërinë është i parealizueshëm, por luftoni krimin

Rikthimi i vizave për Shqipërinë, është diçka e parealizueshme! Ky konfirmim vjen nga vetë deputetët holandez të Komisionit për çështjet e BE, gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar me deputët e shqiptarë.

Në këtë seancë ishin të pranishëm Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, Kryetari i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla, Kryetarja e Grupit Parlamentar Demokrat dhe Kryetare e Komisionit Parlamentar të Integrimit Rudina Hajdari dhe Ambasadorja e Shqipërisë në Holandë Adia Sakiqi. Ata janë shprehur të vetëdijshëm se një gjë e tillë, nuk mund të realizohet, por e interpretuan si një veprim sensibilizues për nxitjen e luftës kundër krimit.

Kjo seancë dëgjimorë u vlerësua nga Kryetari i Komisionit Weldman si e hapur dhe mjaft e dobishme për vazhdimin e dialogut dhe për të informuar mbi përpjekjet reale që po bën Shqipërisë për realizimin e prioriteteve kyçe të integrimit dhe meritimin e hapjes së negociatave të anëtarësimit.

Deputetet e Komisionit kërkuan vlerësimin e delegacionit shqiptar nëse është apo jo gati Shqipëria për hapjen e negociatave. “Po, Shqipëria është gati për çeljen e negociatave në qershor sepse i ka bërë në mënyrë shembullore detyrat e saj të shtëpisë. Me reformën në drejtësi, si kryereforma e integrimit, Shqipëria ka dhënë një shembull jo vetëm për vendet aspirante, por edhe për vendet e BE-së.”, u përgjigj Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruci.

Ndërsa Kryetarja e Grupit Parlamentar Demokrat dhe Kryetare e Komisionit Parlamentar të Integrimit Rudina Hajdari nënvizoi se “Si anëtare e NATO-s prej dhjetë vjetësh, Shqipëria është një faktor stabiliteti, sigurie e paqeje në rajon e më gjerë. Hapja e negociatave është e rëndësishme për të mos braktisur orientimin dhe destinacionin europian të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor. Jo vetëm Qeveria, por edhe opozita parlamentare mendon se Shqipëria e meriton hapjen e negociatave në qershor. Hapja e negociatave do t’i japë impulse të reja bashkëpunimit të Shqipërisë me Holandën dhe vendet e BE-së në luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve dhe korrupsionit.”

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla nënvizoi se “Ne politikanët dhe vendim-marrësit duhet të dallojmë përceptimin mediatik nga perceptimi real i njerëzve për kriminalitetin. Shqiptarët që punojnë e jetojnë në Holandë janë qytetarë normalë e dinjitozë, por demonizohen padrejtësisht nga media. Kriminelët nuk kanë as ngjyrë, as atdhe. Ata duhet tí luftojmë bashkarisht dhe qeveritë dhe policitë e Shqipërisë dhe Holandës po bëjnë pikërisht këtë.”/Shqiptarja.com