Një shtetas rus i përfshirë në krime të shumta dyshohet se fshihet në Shqipëri.Lajmin e bën të ditur portali rus “Crime Russia”, sipas të cilit javën e kaluar, Gjykata e Rrethit Tverskoy të Moskës vendosi të arrestojë Revaz Kakhmazov (i njohur edhe si Rezo Lotkinsky), 44 vjeç.
Më parë, ai ishte vendosur në listën e të kërkuarve ndërkombëtar nën akuza për grabitje të kryera si pjesë e një grupi kriminal të krimit të organizuar.Sipas Departamentit të Hetimeve të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Rusisë, ai u nderua nga banorët e ‘kolonive’, kryesisht nga ata që akuzoheshin për mashtrim dhe trafik droge, përmes besnikëve në burgjet e vendosura në Moskë, në Tartaristan dhe Primorye.
Në total, hetuesit identifikuan 21 episode të zhvatjes me 20 viktima. Në të njëjtën kohë, bashkëpunëtorët e Rezo Lotkinsky janë rreth 18 persona.
Dihet se tani Kakhmazov fshihet nën emrin e Revaz Mendeki. Hetuesit nuk e përjashtojnë ai që hajduti mund të fshihet në Shqipëri, pasi ka shtetësi shqiptare.
Autoritetet ruse e kanë shpallur në kërkim dhe nëse do të kapet, ai rrezikon mbi 15 vite burg, që sugjeron se ai ka “zënë një pozicion më të lartë në hierarkinë kriminale”.