Tritan Shehu ka komentuar deklaratat që presidenti Thaçi bëri mbrëmë në një studio televizive, ku u shpreh se Berisha ka qenë argat i Millosheviçit dhe e ka furnizuar atë me armë që të vazhdonte gjenocidin në Kosovë.
Shehu thotë se nuk ka dashur të shprehet më parë për këto deklarata, pasi i cilëson si paranojake dhe pa bazë.Ish-deputeti demokrat shton se t’i veshësh Shqipërisë vellon e islamizimit radikal është diçka e pacipë.
“Unë nuk kam dashur të shprehem. Sepse më janë dukur shumë vulgare dhe paranojake, pa bazë. Dikur Thaçi ka qënë promotor i Shqipërisë, një nga urat e lidhjes tonë me Kosovën, për çdo lëvizje liridashëse në Kosovë, por dje kaloi cakun me Berishën, e kaloi në një njollosje të Shqipërisë, duke përdorur po ato argumetnta që përdorën keqdashësit e Shqipërisë. Një Kosovë e re është jashtë thundërës të Millosheviçit. Ti veshësh Shqipërisë vellon e islamizimit radikal është e pacipë dhe e turpshme. Unë s’jam prokuror, unë jam politikan. Por, them se diplomacia jonë ka pasur çështje integritetin e kosovarëve.”
Kjo deklarat e Tritan preshit është një paftyrësi dhe servilizëm i paparë. Sali Berisha nuk është dhe nuk ka qen kurrë Shqipëria, por një nga pjesët më të errta të pushtetit në Shqipëri shërbetor i qarqeve shoviniste sllave të vërtetuara para dhe gjatë luftës së Kosovës.
“Diplomati” gagaç që nukka asnjë lidhje me politikën e jashtme shikon heroin e tij Sali si përfaqësues frymor të Shqipërisë, kur si sot edhe dje ishte dhe është askushi, faqja e zezë e vendit tonë.