Ish-ambasadori holandez dhe i OSBE në Tiranë Robert Bosch i ka bërë thirrje opozitës të punojë vetëm në interes të vendit dhe jo vetëm për vete, pasi protestat e tyre po dëmtojnë procesin e hapjes së negociatave për Shqipërinë.
Këto deklarata Bosch i bëri gjatë një takimi me kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi, kreun e grupit parlamentar socialist Taulant Balla, dhe kryetaren e grupit parlamentar demokrat, Rudina Hajdari të cilët ndodhen në Holandë në një vizitë tre ditore në Hagë, me qëllim bindjen e Holandës të votojë pro vendit tonë për hapjen e negociatave për vendin tonë.
Bosch pas këtyre takimeve u shpreh se Holanda duhet t’ia njohë Shqipërisë hapjen e negociatave por shtoi se nga Shqipëria kanë ardhur sinjale negative pas protestave të opozitës.