Ministri Gjerman i Shtetit për Evropën, Michal Roth ne nje interviste te dhene per Spiegel teksa ka folur per situaten ne Ballkan, ka folur edhe per situaten politike ne Shqiperi dhe protestat e opozites.
Ministri gjerman i ka dhene nje tjeter ‘shuplake’ PD-LSI-se, largimit te saj nga zgjedhjet dhe dhuna ne protesta, teksa eshte shprehur se protestat janë një çështje e pranueshme sigurisht në një demokraci.
Por, dhuna dhe urrejtja, bojkotimi i zgjedhjeve dhe largimi i opozitës nga parlamenti janë absolutisht të papranueshme.
Me tej, ai thekson se Shqiperia ka bere nje rruge te gjate për në BE. Opozita po rrezikon njohjen e këtyre arritjeve me politikën e saj penguese.
Pjese nga intervista:
Spiegel: Në Shqipëri, opozita po demonstron kundër korrupsionit në qeveri. A perbejne këto rrezik per fillimin e negociatave të anetaresimit?
Roth: Protestat janë një çështje e pranueshme sigurisht në një demokraci. Por, dhuna dhe urrejtja, bojkotimi i zgjedhjeve dhe largimi i opozitës nga parlamenti janë absolutisht të papranueshme.
Shqiperia ka bere nje rruge te gjate për në BE. Opozita po rrezikon njohjen e këtyre arritjeve me politikën e saj penguese.