Në fund të fjalës së tij kryeministri Edi Rama u shpreh se shqiptarët janë të dashuruar me BE-në, por jo naivë në këtë dashuri të verbër për BE-në që sot kërcënohet nga verbëria ndaj historisë së BE-së.
“Ata që kanë ardhur nga jashtë sot dua t’u them që 93% e njerëzve mbështesin integrimin në BE. Nuk është arsye për të buzëqeshur me cudi se ne nuk jemi naivë në këtë dashuri të verbër për BE-në që sot kërcënohet nga verbëria ndaj historisë së BE-së.
Ne jemi thjeshtë dhe vetëm pjesë e një territori që luftën nuk e ka parë thjeshtë në TV arkivat bardh e zi apo përmes filmave por e kemi pasur këtu 500 mijë shqiptarë nga Kosova këtu i solli lufta, ashtu si në gjithë këtë rajon viktima të panumërta ka bërë lufta në kohën kur në BE-në lufta konsiderohej një cështje e zgjidhur e të shkuarës falë BE-së.
Me kënaqësinë e madhe që sot keni ardhur në një vend që 93% është i dashuruar me Europën dhe me urimin që në Europë ta gjeni dashurinë për vetveten unë iu falenderoj shumë”, deklaroi Rama.