Tashmë kanë kaluar disa muaj nga koha kur reperi i njohur Stresi ndodhet në b.urg, pasi akuzohet për a.rmëmbajtje pa leje.
Dje ai është vizituar për herë të parë në Fushë Krujë dhe nga e fejuara e tij, Kejsi, e cila është kthyer në Shqipëri, pasi prej kohësh jetonte jashtë vendit.
Dje ajo ka publikuar disa video në ‘Instastory’, ku shfaqet në makinë me babain e Stresit, Sali Lushaj.
Ndërkohë në sfond dëgjohet kënga e reperit: ‘Mos ma luni gocën’.
Në një intervistë të bërë më herët, Kejsi ishte shprehur se vetë Stresi i kishte kërkuar që të mos e vizitonte në b.urg, dhe ata do të bashkoheshin vetëm kur ata të ishin të dy të lirë.
Po duket se me kalimin e muajve, malli ka qenë i parezistueshëm për Kejsin.
Le të shpresojmë se çifti do të bashkohet shumë shpejt në liri.