Një shqiptar është shpallur “hero” nga mediat italiane për një gjest madhor që ka bërë në ditën e tij të dasmës.
Bëhet fjalë për mjekun Sokol Berisha, i cili në ditën e dasmës së tij i shpëtoi jetën një turisteje 60-vjeçare.
Ai i tha ‘po’ dashurisë së jetës së tij në altar dhe sapo dolën nga kisha e Shën Françesko d’Assisi në Matera, pa një të moshuar që ishte rrëzuar në tokë.
Mjeku shqiptar nuk u nis për të festuar me të gjithë dasmorët e tjerë, por i erdhi në ndihmë turistes.
Berisha mori defibrilatorin të vendosur në Kishë për ndihmën e shpejtë dhe i shpëtoi jetën 60-vjeçares.
Sokol Berisha është një mjek me origjinë shqiptare, i cili prej vitesh jeton në Peruggia.
Ai njihet edhe si bashkëthemelues i grupit më të madh italian të diskutimeve klinike në mjekësinë e përgjithshme, të cilët në një status në rrjetet sociale, e përshkrujanë shqiptarin “hero”.