Së fundmi është emëruar në postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Ujësjellës-Kanalizimeve, Alqi Bllako, një prej njerëzve më të afërt të Ilir Metës dhe deputetit Lefter Koka. Në moshë fare të re, Alqi Bllako u emërua Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, kur ky institicion drejtohej në atë kohë nga vet Lefter Koka.
Në një dokument që daton në Korrik 2017, Alqi Bllako, në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, kërkon nga Ministria e Financave fonde shtesë për inceneratorët e Fierit dhe të Elbasanit, vetëm pak ditë para se ai të largohej nga posti.
Në shkresën nr. 5995 Prot, dt. 26.07.2017, Alqi Bllako kërkon nga Ministria e Financare “fonde shtesë në zërin e shpenzimeve kapitale në buxhetin e miratuar për Ministrinë e Mjedisit, për vitin 2017, për likujdimin e kësteve mujore për projektet: “Inceneratori i Elbasanit” dhe “Impjanti për prodhimin e energjisë nga mbetjet, Fier”.
Shtesa e fondit të kërkuar, me firmën e Alqi Bllakos, arrinte në një total prej rreth 250 milionë lekë (të reja).
Katër ditë pasi firmosi këtë shkresë, Alqi Bllako lëviz nga Ministria e Mjedisit, duke shoqëruar në këtë mënyrë largimin e Lefter Kokës nga posti i Ministrit të Mjedisit. Më 31 Korrik 2017, Bllako emërohet Sekretar i Përgjithshëm i Presidentit Ilir Meta, i cili kishte mandatin e tij si kreu i Shtetit vetëm 10 ditë më parë.
Alqi Bllako është larguar pak muaj më parë nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm të Presidencës, pasi synoi të angazhohej në një kompani private të huaj që operon në Shqipëri.
Por, siç duket, ai nuk ka arritur të realizojë qëllimin e tij dhe tashmë është emëruar në postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Ujësjellës-Kanalizime, ndërkohë që njeriu i tij i afërt, Lefter Koka po ruan mandatin parlamentar.
Ashtu sikurse janë emëruar shumë drejtorë të rinj shërbëtor të partive opzitare, si ai i Drejtoreshës së Tatimeve ish shefja e fushatës së doktor Kosovës, apo drejtorit të hetimit tatimor të Tiranës Shehu, apo bodigardt të Topallit në krye të antikontrabandës Laca, nuk do përbën asnjë çudi vendosja e Drejtorit të ri të Ujësjellsit në moshën e adoleshencës, me baballarë shpirtëror Metën dhe Kokën.
Në opinion këto sjellje tejet e të dyshimta të qeverisë të bëjnë të ndjehesh keq para qytetarëve, sidomos ata të majtët e mirë arsimuar, të përgatitur në shkolla dhe vende pune ekselentë, e sot ndjehen të braktisur dhe të fyer, duke shërblyer në punë sekondare, sepse janë zhgënjyer nga ato që u thanë dhe larg pritshmërisë me ato që ndodhin./ Fjala.al