Nga Amarildo Pregapuca
Ne 1991-shin kam votuar per PD-ne.
Pasi hodha voten, me kapi ajo ndjenja qe kan futbollistet kur shenojne, por e permbajta veten.
Ne darke u mblodhem te gjithe ne shtepi dhe pavaresisht se isha i bindur se te ter kishin votuar per PD-ne,bera pyetje rreth zgjedhjeve,pasi s’po me mbanin nervat duke pritur nga TV-ja per te rejat e fundit.
-Une votova per PPSH-ne, me tha im ate,gje qe s’me beri shume pershtypje, duke ditur ate se gjithmone bente shaka.
-Edhe une..tha ime me..!
Ajo kurre se ndertonte shakan ne kete lloj forme,keshtu qe e ktheva koken menjehere te kapja veshtrimin e saj..U binda, pavaresisht se nuk doja te bindesha..ndaj vazhdova..
-Siii..?!
-Ajo me ka rritur, tha ajo, duke me kujtuar se ish rritur ne shtepine e femijës.
-Jo ti s’je ne vete..i thash une,-ti nuk je ne rregull nga trute. Vertet?!
Ishte nje pyetje retorike,per te me dhene shkak, te nxirrja dufin furishem.Mu duk vetja si nje tullumbace e mbushur me inat dhe syte i ktheva nga im ate per te mare aprovimin e aresyes se inatit tim ndaj saj.Por fytyra e tij me tregoi qe as ai vet nuk kish bere shaka.
-Ju jeni te cmendur,ulerita une me sa kisha ne koke..por fjalet qe vijuan nga goja e mamas time,treguan qarte qe ajo se kish ndermend te pendohej, te kerkonte falje apo t’u justifikonte sic bejne mamat, kur i ze ne gabim..
-Mos me caj bythen shume..tha ajo..me ate zhargon qe pavaresisht se ishte vulgar,asaj i shkonte..ose une isha mesuar me te,pasi tek femra te tjera, gjithmone me eshte dukur shume i pa pertypshem.-Kujt t’ja jepja voten sipas teje,atyre qe cirren dhe s’thone asgje?T’ja jap voten nje zvarraniku deri dje, qe sot eshte kthyer ne nje psikopat?
-Si s’ju bjen nje bombe..i thash une me sa fuqi kisha..por qe me mbushi aq shume,sa nese do kish dicka ne qiell te me degjonte do ta hidhte vertet.
-Po familja jote ka qene e persekutuar dhe ne prej saj po ashtu.A keni zot mbi koke?!
-Po,me tha..-nga soji atyre qe u ke dhene voten ti kemi qene,qe t’ju zvarrisnin sa me shume pushtetit..
Tashme i isha afruar shume prane..dhe syte ja kisha ngulur sic mund t’ja ngulja qenies me idiote te mundshme..
-Ulu,me tha im ate.-ulu se do te them dicka.S’ke perse merzitesh PD-ja do fitoje..
Kjo ne fakt me qetesoj pak,mu duk e aresyeshme, llogjike.
-Degjo, me tha,pasi me kish bere nje kafe dhe kish vene ate buzqeshjen qe e karakterizonte, kur do te tregonte dicka me humor.-E di c’u ka thene Haxhi Lleshi votuesve te tij?!”Do votoni per mua dhe te gezoni dhe punoni tokat tuaja apo do votoni per PD-ne dhe te jeni bujqit e mij?”
Ate cast me duk humori me pa humor qe kisha degjuar ne jeten time.
U cova dhe dola,shtepia s’kish mjaft oksigjen per mushkerite e mija qe po pomponin fuqishem ajer.
Ditet kaluan dhe mora vesh qe PPSH-ja kish fituar,pastaj kaluan jave dhe muaj dhe sheshet e rimbushen.
Shqiperia kish filluar nje simfoni te pa degjuar e pare ne ter jeten time,te pa imagjinuar,te trishte, bastarde, makabre, banale..shume banale..Dirigjuar nga tribunat, si nje shenje e hapur pengu.
Vjedhje, grabitje, djegie, vrasje..dhe c’do mase e marre nga policia, u perkthente cuditerisht ne “dhune ndaj popullit”.Grevat filluan..kudo.
“Ne doni ndihma dhe buke votoni PD-ne.”..”Ne doni qetesi votoni PD-ne.”…”Ne doni ndalimin e grevave, votoni PD-ne.”…”Votoni PD-ne nese doni Trenin per ne Europe.”…”Cekun e Bardhe.”..gje qe aprovohej heshtur ose me fjale,nga miqte diplomate ne tribuna..
Pra 22-vjet perpara,ishte hera e pare dhe e fundit qe votova PD-ne.
Me pas nuk e ktheva koken me nga politika.U mora me jeten time..nga tezgat, tek trotuaret, pastaj kjoska dhe duke u ndeshur c’do dite me gjysem ligjin.Ligj ky, per krjimin c’do korrupsioni..
Nje vit me vone,trotuaret dhe tezgat u mbushen nga intelektual, profesor, mesues. ushtarak..qe shisnin banane dhe rroba te vjetra.
Kursantet 6-mujoresh, ishin intelektualet e rinj.Faqekuq apo ezmer.!
A thua ai femi i vogel pa mbushur 10-vitet,ne ate foton ku duket se po mbledh mineral per ta shitur, te jet nipi i ndonjerit nga ish minatoret e ngujuar ne greve urije?
Nese po..do te quhej sarkazem Shqiptare.