osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Tsipras kapardiset sikur ka çelsat e hyrjes së BE-së, kur Greqia ka vetëm çelsin e vet të daljes: I thashë Ramës se po nuk respektoi greket “dera BE” do jetë e mbyllur!

Tsipras kapardiset sikur ka çelsat e hyrjes së BE-së, kur Greqia ka vetëm çelsin e vet të daljes: I thashë Ramës se po nuk respektoi greket “dera BE” do jetë e mbyllur!

Kryeministri grek Alexis Tsipras thekson se mbrojtja e të drejtave të minoritetit grek në vendin tonë, është një ndër kushtet kryesore për rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Këtë, kreu i qeverisë greke thotë se ia ka shpjeguar edhe kryeministrit shqiptar, Edi Rama.

Në një shkrim të botuar nga “Financial Times”, në të cilin Tsipras flet për disa çështje, ndër to edhe marrëveshja e emrit me Maqedoninë e Veriut, kryeministri grek thotë se ka qenë i qartë më Edi Ramën, se Tirana duhet të mbrojë të drejtat e minoritetit grek.

Në të kundërt, sipas tij, rruga drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian do të jetë e mbyllur.

Nëse Shqipëria përmbush detyrimet e saj për të drejtat e njeriut, Tsipras thotë se “Greqia dhe unë personalisht do të mbështesim një vendim të mundshëm në Qershor për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, që të nisin procesin e anëtarësimit në BE së bashku…

Por ne nuk do të vemë në rrezik procesin e anëtarësimit për Maqedoninë e Veriut, nëse ka bërë progres. Do të ishte e padrejtë”.

Në shkrimin e saj, “Financial Times” thotë se pas marrëveshjes së emrit me Maqedoninë e Veriut, hapi logjik do të ishte zgjidhja e ngërçit të marrëdhënieve Greqi-Shqipëri, aktualisht të ngecura pas një dialogu premtues të nisur në nëntor të 2017-s.

“Çështjet e pazgjidhura përfshijnë kufijtë detarë, ligjin teknik të luftës që ka ekzistuar mes dy shteteve që prej 1945 dhe statusi i minoritetit etnik grek në Shqipëri”, shkruan “Financial Times”.