Gjergj Mata një bletërritës nga Kaçinari i Mirditës ndodhet në Lezhë për të marrë pjesë në panairin e bletëve.
Ai tregon se të merresh me bletët nuk është aspak e thjeshtë ndërsa pasionin e ka trashëguar nga të parët e tij.
Një nga problemet e vazhdueshme në Shqipëri është përdorimi i pesticideve, të lejuara ose jo, për të mbrojtur të mbjellat nga insektet apo dëmtimet.
Përdorimi i pesticideve si dhe ndotja mjedisore janë shkaktarët kryesorë të vrasjes së bletëve në vendin tonë. Bletërritësit kërkojnë mbrojtje nga shteti.
Sfida e Gjergjit është që të prodhojë gjithmonë mjaltë sa më cilësor ndërsa kërkon që t’i thuhet stop konkurrencës së pandershme.