Një aksident hekurudhor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në hyrje të stacionit të trenit në Durrës.
Një 16-vjeçar është përplasur nga treni që lëvizte me shpejtësi të ulët.
Mësohet se shkak ka qenë dhe fakti se i riu ka qenë duke ecur me kufje në vesh.
I plagosuri, me inicialet S.K është dërguar në spital ku ka marrë ndihmën mjekësore, por ka humbur jetën.