osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Arrest shtëpie për zyrtarët në Lezhë: Gjykatësi është kërcënuar?!

Arrest shtëpie  për zyrtarët në Lezhë: Gjykatësi është kërcënuar?!

Gazetari Artan Hoxha ka dhënë më shumë detaje për arrestimin dhe dhënien e masës së sigurisë arrest shtëpie për 23 të arrestuarit për tjetërsimin e pronave në Lezhë. I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan tha se vendimi i sotëm është marrë nga gjykatësi nën efektin e kërcënimeve dhe presioneve.

 

 “Është i njëjti sistem si i Kavajës, i njëjti sistem funksionon si ajo që njihet pema e thatë në Ksamil deri në Valbonë. Ajo që shoh me skepticizëm është a ka policia dhe prokuroria kapacitet për të zbardhur këtë batërdi. Policia e nisi pikërisht me tokat në bregdet, sepse aty nuk ka mundësi që të tjetërsohen pronat pa korruptim të zyrtarëve dhe pa mbështetje politike.

Ata kanë falsifikuar edhe atje ku ka pasur pronarë realë që e kanë marrë tokën me vendim gjykate. Ka pasur një 5 ditësh që ka bërë që prokuroria të shohë këtë katrahura. Brenda 5 ditëve është bërë përcjellja dhe firmosja e këtyre dokumenteve që pronat janë shitur brenda 5 ditësh disa herë.

Zyra e hipotekës para se të jepte hipotekën, ka marrë bashkinë për të vërtetuar a është kjo tokë e lirë pastaj është shitur. Çështja në fillim u ngrit për falsifikim dokumentash. Gjëja që bën përshtypje është koordinimi i zyrave të hipotekës dhe zyrave të bashkisë”tha Hoxha.

Po ashtu Hoxha tha se policia kriminale ka informacionet se gjykatësi i kësaj çështje është kërcënuar për të ndryshuar masën e sigurisë.

“Gjykatësi është kërcënuar, është mbajtur nën presion. Gjyqtari në vend që të kërkonte ndihmë që të mbrohej dhe ka marrë vendimin që do ti lërë në arrest shtëpie dhe ju ka çuar policin ke dera. E ka policia kriminale, që ai është kërcënuar,” tha Hoxha.