Publikimi i një video-skandali pushtetarësh në Austri, i cili ndryshoi të gjithë rrjedhën e politikës në atë vend, ka ngjallur jo pak reagime dhe në Tiranë.
Shumë zëra kanë bërë analiza të ndryshme për pasojat ligjore dhe politike, që të tilla ngjarje duhet të marrin në Shqipëri, edhe pse sipas asaj çfarë ka dëshmuar koha… në vendin tonë ka ndodhur gjithmonë e kundërta!
Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka reagaur dhe juristi Romeo Kara, i cili e paralelizon ngjarjen me videon e famshme Meta-Prifti, ku për fajin e drejtësisë së munguar, humbën jetën katër protestues të pafajshëm në bulevard./Ekskluzive.al
Lexoni më poshtë statusin e juristit Kara:
“Austriaket japin mesim, por politika shqiptare ka mbyllur syte e veshet per te reflektuar.
Nje video ka vlere në Austri, jepet doreheqja e menjehershme, dhe vendi nuk shkon ne trazira si ne 21 janar.
Per me teper, ketu nxjerr popullin ne rruge per te protestuar, se Meta nuk mund te jete n/kryeminister, vriten kater vete në protesta, dhe me pas Meten e lut per t’a bere Kryetar Kuvendi dhe President.
Pra, ai i padenji per n/kryeminister, ia vlen per President.
Kjo politike meskine, uleret para syve tane, por ne, të nenshtruar për nje vend pune, as qe e kemi ndermend te kerkojme qe te qeverisemi normalisht.
E meritojme Meten, Ramen e Berishen, biles edhe me zi se t’a, ndersa Europen as qe behet fjale t’a meritojme.
Ia kemi bere yzmetin namit qe kemi.
Me pushtetare hajdute, gangstere parlamentare dhe kryetare bashkie, me killera biznesmene, me politikane qe shkojne te maskuar me kapele ne takim me killerat dhe kerkojne perkrahjen e tyre per zgjedhjet, me politikane qe kur janë ne opozite nxijne dhe destabilizojne vendin, me njerez te pamoral ne krye, ne nuk meritojme as veten tone e jo me Europen.
Ketu duhet te vloje kazani i urrejtjes popullore dhe ti perveloje te gjithe pa perjashtim keto funderrina te politikes, biznesit, medias dhe sistemit te drejtesise.
Ky sistem politik nuk mund te arrnohet, pervecse te ringrihet me drejtesi nga e para.