Ndrek Prela ka lindur më 20 mars 1920 në Tivar të Malit të Zi, në një familje shqiptare. Ai e kaloi fëmijërinë e tij në Argjentinë, ku babai i tij kishte emigruar për arsye ekonomike dhe që andej familja e tij zhvendoset në Shkodër.
Ndrek Prela bëri debutimin e tij në skenë në Shkodër në fund të viteve ‘40 dhe shpejt u bë një nga aktorët më të popullarizuar.
Derisa doli në pension, Ndrek Prela është i pranishëm thuajse në të gjitha veprat skenike të trupës së dramës së teatrit të Shkodrës, me role të ndryshme e të larmishme.
Në vitin 1963 debuton dhe në kinematografi me një rol dytësor tel filmi “Detyrë e posaçme”, për të vazhduar më pas me filma të tjerë, si “Komisari i dritës”, “Në fillim të verës”, “Në pyjet me borë ka jetë”, “Emblema e dikurshme”, “Balonat”, “Qortimet e vjeshtës”, “Militani”, “Balada e Kurbinit” etj.
Ndonëse interpretues i roleve të dyta, Ndrek Prela ka mundur të krijojë një profil artistik të veçantë, me mjeshtri interpretative dhe skalitje rolesh që mbesin në mendje. Të tilla janë gjyshi tek filmi “Komisari i dritës”, xha Rizai tek “Në fillim të verës”, Xhiko tek filmi “Në pyjet me borë ka jetë” etj.
Rolet
1963: Detyrë e posaçme
1965: Vitet e para
1966: Komisari i dritës …..gjyshi i Dritanit
1973: Operacioni “zjarri”
1974: Shpërthimi
1975: Në fillim të verës….Rizai, babai i Veres
1978: Në pyjet me borë ka jetë
1979: Emblema e dikurëshme
1979: Balonat…..Gjyshi i Drites
1979: Ditët që sollën pranverën
1981: Qortimet e vjeshtës
1982: Flaka e maleve
1984: Militanti
1990: Balada e Kurbinit…..Një nga Kurbinasi.