osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Nga Shkupi në Beograd për 3 orë e gjysmë, Zaev dhe Vuçiç hapin autostradën

Nga Shkupi në Beograd për 3 orë e gjysmë, Zaev dhe Vuçiç hapin autostradën

Prej mbrëmjes së të shtunës, qytetarët e Shkupit dhe Beogradit mund ta përshkojnë distancën mes dy kryeqyteteve për vetëm 3 orë e gjysmë, ndërsa nga Tabanovci deri në Horgos për rreth pesë orë.

Në përurimin e aksit jugor të autostradës të Korridorit 10 ishin të pranishëm, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kryeministrja Ana Bërnabiç dhe ministrja e Ndërtimtarisë, Transportit dhe Infrastrukturës, Zorana Mihajloviç, kryesuesi i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Milorad Dodik dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

“Për autostradën e Korridorit 10 është pritur të paktën 30 vjet dhe tani ajo ka përfunduar. Në pyetje ishte ndërtimi më i vështirë në Evropë, në aksin rrugor prej 26.3 kilometra”, tha Mihajloviç.

Edhe Presidenti Vuçiç tha se “kjo është një ditë e mrekullueshme për ne. Përgëzoj të gjithë ata që vitet e fundit kanë bërë përpjekje të jashtëzakonshmepër të kapërcyer natyrën dhe të gjitha pengesat në Grykën e Gërdelicës për të ndërtuar një rrugë unike që është me vlerë të veçantë dhe të paçmueshme. Autostrada, mbi të gjitha, do të ketë një rëndësi të madhe për zhvillimin e rajonit, për investime të reja, për hapjen e fabrikave të reja dhe për punësim. Askush nuk mund të më bindë se rrugët tona janë më të këqija se ato në Gjermani dhe Zvicër”.

Kryeministri maqedonas nga ana tjetër theksoi se kur punohet me cilësi dhe me përkushtim, rezultatet janë evidente.

“Kështu është kur punon me zell dhe përkushtim, rezultatet janë evidente. Nga Shkupi në Beograd tani do të udhëtojmë në tre orë e gjysmë. Autostrada ka rëndësi të madhe jo vetëm për Serbinë por edhe për Maqedoninë Veriore dhe të gjithë rajonin. Zvogëlimi i distancës fizike është e duhura për miqësinë dhe afërsinë ndërmjet dy kombësive që e bartin thellë në zemrat e tyre. Korridorit 10 tash i ngjanë vlera, lidhja dhe komunikimi evropian. E sjellim Evropën këtu në Ballkan”, tha Zaev.

Në aksin përmes Grykës së Gërdelicës të gjatë 26,3 kilometra, udhëtarët nga Maqedonia e Veriut dhe Serbia do të kenë mundësi të kalojnë nëpër dy tunele të reja dhe 33 ura.

Korridori 10 është një nga korridoret më të rëndësishme transportuese pan-evropiane që kalojnë nëpër Serbi dhe i lidh Austrinë, Hungarinë, Sllveninë, Kroacinë, Serbinë, Bullgarinë, Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë.

Vlera e aksit jugor të Korridorit 10 është 350 milion euro, fonde që kryesisht ofrohen me kredi nga Banka Botërore dhe Banka Europiane e Investimeve.

Serbia njëkohësisht ndërton pjesën lindore të Korridorit 10 në Bullgari, pranë Dimitrovgrad, e cila sipas njoftimeve do të jetë gati deri në vjeshtë.