osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ligji që heq vizat: Dokumenti ku u bazua Rama për “prishësit e zgjedhjeve”

Ligji që heq vizat: Dokumenti ku u bazua Rama për “prishësit e zgjedhjeve”

“Personave në listën e zezë të të dënuarve për krime zgjedhore do t’u hiqet përgjithnjë e drejta e hyrjes në SHBA dhe BE”.

Kjo ishte deklarata e kryeministrit Edi Rama një ditë më parë si një paralajmërim për ata që deklarojnë se do të pengojnë të bëhen zgjedhje më 30 qershor, por edhe personat që i ndjekin.

Mesazhi i tij nuk ishte vetëm për Bashën, Berishën apo Kryemadhin, por kryeministri tentoi të lajmëronte mbështetësit e opozitës që mund të përdorin forcën për të ndalur zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Por, cili është ligji ku u bazua Rama për mosdhënien e vizës nga SHBA, për ata që tentojnë të pengojnë zgjedhjet? Gazeta Shqip tregon se i gjithë arsyetimi i shefit të qeverisë lidhet me Presidential Proclamation 7750/ Section 1(c).

Ky është ligji 7750 dhe ka hyrë në fuqi më 12 janar 2004, kohë kur “Shtëpia e Bardhë” drejtohej nga George W. Bush dhe aty thuhet se i pezullohet hyrja si emigrantë ose person jo-migrues me qëllime turistike personave të përfshirë në skandale korrupsioni ose atyre që përfitojnë prej tij.

Në këtë ligj thuhet: “Zyrtarëve publikë ose zyrtarëve të mëparshëm publikë, keqpërdorimi me fondet publike i të cilëve, ose ndërhyrja në gjyqësor, procese elektoral ose procese të tjera publike kanë ose kanë pasur efekte serioze negative në interesat kombëtare të Shteteve të Bashkuara”.

Lista e zezë e hartuar nga Departamenti i Shtetit për Shqipërinë ekziston në fakt dhe në të, të parët u futën shumë emra të drejtësisë të cilët më pas vetting-u i shkarkoi, por në listë janë edhe politikanë.

Më i fundit u bë i ditur nga “Zëri i Amerikës” dhe ishte numri dy i LSI-së, Petrit Vasili. /Top Channel