Komisioni Qendror i Zgjedhjeve këtë të diel do të ketë në rendin e ditës edhe verifikimet e deklarimeve të kandidatëve për kryetar bashkie si dhe për anëtarët e këshillit bashkiak.
Në këtë mbledhje do të verifikohen kandidatët për këshillin bashkiak të Himarës, Vasillaq Harilla Bollano i cili është kandidat i pavarur për këtë post si dhe Silva Jorgji Burbo, po kështu kandidate e pavarur. Ndërsa për këshillin bashkia të bashkisë së Elbasanit do të verifikohet kandidati i pavarur Albert Shopi.
Ndërkohë në këtë mbledhje KQZ do të bëjë edhe verifikimin e dy kandidatëve për bashkitë Pustec dhe Berat. Konkretisht për bashkinë Pustec, kandidon nën siglën e Partise Aleanca e Maqedonasve për Integrim Europian, Edmond Themelko, ndërsa kandidati i pavarur për bashkinë e Beratit që do të verifikohet është Plarent Aleksi.
Edmond Themelko u dënua me burg, por më pas u la në arrest shtëpiak për shkak të gjendjes shëndetësore.