Monika Kryemadhi ka njoftuar përmes një postimi në rrjete sociale se do të jetë sot pasdite në Bolzano të Italisë, në një takim me shqiptarët. Kryemadhi u ka bërë ftesë emigrantëve që të marrin pjesë në takim.
Mirëpo, ftesa e saj është pasuar nga reagime të ashpra të qytetarëve, të cilët nuk e kanë kursyer së ofenduari Kryemadhin me komente të ndryshme fyese.
Nuk kanë munguar edhe kritikat nga emigrantët, të cilët i kanë kërkuar llogari se kujtohet vetëm për votat.