Pas një video-skandali që u publikua në media dha dorëheqjen zëvendëskancelari austriak, Heinz-Christian Strache.
Vendimi erdhi pasi dy gazeta gjermane, “Der Spiegel” dhe “Sueddeutsche Zeitung”, publikuan pamje filmike ku ai shfaqej tek i ofronte kontrata shtetërore një oligarkeje të dyshuar ruse, në shkëmbim të mbështetjes për fushatën zgjedhore.
Deri këtu gjithçka është normale për një vend me demokraci të zhvilluar, ku shkelja e ligjit ndëshkohet dhe i lihet drejtësisë për të gjykuar më pas, duke mos e politizuar.
Ndërkohë që në Venezuelë Juan Guaido kreu i Asamblesë Kombëtare të cilin 55 shtet me në krye SHBA-në, përfshirë dhe Shqipërinë e njohin si Presidentin e përkohshëm të vendit, kërkon largimin e Nicolas Maduro, presidenti i deritanishëm që ka pasuar në këtë post Hugo Çaves të ndarë nga jeta më parë.
Janë dy ngjarje të ndodhura në dy cepa të ndryshme të globit që janë bërë dhe po bëhen kauzë dhe për opozitën shqiptare, e cila është në kërkim të largimit të kryemin strit Edi Rama.
Krerët e PD dhe të LSI, përkatësisht Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi pasi dogjën mandatet e deputetit, dolën jashtë sistemit dhe u angazhuan në protesta të dhunshme para institucioneve kryesore, bojkotuan dhe zgjedhjet vendore.
Nëse sheh me vëmendje parullat, posterat që mbajnë protestuesit në fillim të protestës pasi më pas i përdorin si shkopinj për dhunë, dhe artikulimin publik të liderëve të opozitës, presidenti venezuelian zë pjesën më të madhe të deklaratave të tyre.
Basha dhe Kryemadhi, këtu futen dhe Berisha dhe Vasili, dy politikanët e deklaruar zyrtarisht si persona “non grata” nga SHBA dhe që u është revokuar viza amerikane, e krahasojnë Ramën me Maduron ndërkohë që opozitën me Guaidon që ka shumicën e parlamentit në Venezuelë.
Eshtë një keqkuptim i tmerrshëm nga ana e opozitës dhe të cilin Basha e Kryemadhi tentojnë që përmes këtij keqkuptimi të madh të bindin qytetarët se Rama është një Maduro shqiptar që duhet të largohet.
Themi një keqkuptim dhe lexim së prapthi të gjithë situatës në Venezuelë, për ta përqasur në Shqipëri në favor të opozitës, sepse nuk kanë pikë përqasjeje në anën teknike, politike apo dhe skenari ndërkombëtar.
Maduro është president i Venezuelës dhe përfaqëson pakicën në parlamentin e këtij vendi, ndërsa Edi Rama është kryeministër i Shqipërisë dhe përfaqëson i vetëm shumicën parlamentare.
Pavarësisht se është zgjedhur nga Rama, Shqipëria ka president Ilir Metën e LSI dhe pjesë integrale shumë e rëndësishme e opozitës shqiptare, të dalë jashtë sistemit.
Maduro përkrahet ndërkombëtarisht vetëm nga Rusia e Putin, Kina dhe Irani, ndërsa lideri i shumicës parlamentare dhe kundërshtar i tij Guaidon përkrahen nga SHBA e Trump dhe 55 shtetet më demokratike të botës, të cilët kërkojnë largimin e Maduros.
Në Shqipëri, Edi Rama përkrahet zyrtarisht nga SHBA, të gjitha vendet e BE dhe Britania e Madhe, ndërkohë që opozita i ka kundër të gjitha këto vende, të cilat madje jo vetëm që i kanë kërkuar të hyjë në zgjedhje e të ndalë dhunën, por kanë garantuar se 30 qershori do të njihet zyrtarisht si fitore e PS.
Madje zyrtari i lartë Palmer në emër të qeverisë amerikane deklaroi prerë se qeveria shqiptare dhe parlamenti shqiptar janë legjitimë, qeveria po punon fort që vendi të ecë para dhe se SHBA ka besim se kjo qeveri do të garantojnë një zhvillim progresiv të Shqipërisë.
Ndërsa ka rezervuar një takim të ftohtë me liderët e opozitës, zyrtari i lartë i qeverisë amerikane është shprehur se për krizën politike nuk kishte ç’të diskutonte përtej asaj që kishte bërë përmes komunikimit telefonik me Bashën e Kryemadhin.
Palmer tha se liderëve të opozitës u kishte bërë prezent brengosjen e qeverisë amerikane për djegjen e mandateve, mungesën e përfaqësimit të opozitës në Kuvend dhe dëmit që po i shkaktojnë integrimit me protestat e dhunshme ndaj institucioneve dhe policisë.
Por dhe përfaqësuesit më të lartë të BE dhe OSBE më se njëherë i kanë bërë të qartë opozitës që të rikthehet në institucione, të heqë dorë nga protestat e dhunshme e të mos bojkotojë zgjedhjet, aq më tepër të tentojë të pengojë votuesit të shprehin vullnetin e tyre përmes votës së lirë.
Pra opozita e ka lexuar së prapthi tërë pëprlasjen politike që po ndodh në Venezuele duke vendosur dhe përqasur emrat dhe faktet sipas dëshirës dhe interesit, pavarësisht se opozita shqiptare s’ka lidhje me liderin e ri të Venezuelës Juan Guaido që zotëron Parlamentin e këtij vendi, marrë përmes votës dhe jo në tavolinë.
Por dhe për ngjarjen më të fundit, dorëheqjen e zëvendëskancelarit austriak, Heinz-Christian Strache i cili u kap me zë dhe figurë tek i ofronte kontrata shtetërore një oligarkeje të dyshuar ruse, në shkëmbim të mbështetjes për fushatën zgjedhore, opozita është e gabuar në përqasje.
Dje dhe sot kemi dëgjuar zëra opozitarë, nga PD dhe LSI, se Rama duhej të jepte dorëheqje si kryeministër, duke zbatuar të njejtijn standard demokratik që bëri zv.kaancelari austriak, pasi ka një përgjim të një drejtuesi vendor, bëhet fjalë për kryebashkiakun Vangjush Dako, i cili akuzohet për blerje votash.
Pikërsëpari Rama është kryeministër dhe nuk u pa askund në media që të ketë dhënë dorëheqje kancelari austriak Sebastian Kurz.
E dyta, Vangjush Dako nuk do të rikandidojë për kryetar bashkie për një mandat të katërt në Durrës, dhe nuk ka pse jep dorëhqjen, duke mos qënë në qeverisjen qëndrore.
Por mbi të gjitha, situata në Austri ka më shumë përqasje me situatën në të cilën ndodhet lideri shqiptar i opozitës Lulzim Basha në raportet e tij të dyshimta me Rusinë, si sponsore e lobimeve të PD në SHBA.
Në këtë situatë është dhe Presidenti aktual Ilir Meta, ish kreu i LSI po për lidhjet e tij me Rusinë, në kohën kur nënshkruante kontrata lobuese në SHBA me para ruse.
Lideri i PD Lulzim Basha përfitoi më shumë se 1 milionë dollarë nga një kompani guackë nën pronësi ruse, duke tentuar të rrisë mbështetjen e partisë së tij të djathtë në Uashington dhe për këtë ka një hetim në SHBA, Britaninë e Madhe dhe në Shqipëri.
Nëse zv.kancelari austriak i ka dhënë dy kontrata të majme oligarkes ruse në këmbim të financimit dhe të mbështetjes politike, atëherë lind pyetja që në të njejtën situatë, çfarë i ka premtuar Basha oligarkëve dhe kriminelëve rusë pasi të vinte në pushtet në Shqipëri?
Po kështu dhe ish kreu i LSI Ilir Meta, kontratat e të cilit po hetohen në SHBA, bashkë me ato të ish kryeministrit maqedonas Nikola Gruevski, çfarë ka premtuar në këmbim të këtij lobimi me para ruse?!
Ndaj themi se as kjo situatë nuk ka asnjë përqasje me Ramën dhe qeverinë shqiptare, por më shumë i përshtatatet sjelljes politike të liderëve të opozitës, Lulzim Basha e Monika Kryemadhi, prapa të cilëve ndodhen Sali Berisha dhe Ilir Meta.
Shqiptarët janë aq të zgjuar sa të evidentojnë krahasimet dhe përshtatjet e vërteta nga ato të sajuarat dhe për interesa mirëfilli politike./M.Nikaj