Mbrëmjen e djeshme në Tel Aviv u mbajt finalja e madhe e Eurovizion ku këngëtarja shqiptare, Jonida Maliqi, ndonëse performanca e saj u pëlqye shumë u rendit e 18-ta, ndërsa vendin e parë e fitoi Hollanda me këngën ‘Arcade’.
Së fundmi, media e njohur BBC i ka kushtuar disa rreshta Jonidës duke shpjeguar dhe shkaqet se përse këngëtarja nuk arriti të fitonte.
Jonida mbrëmë mbante kodin numër 2 dhe këndoi e 2 ta në radhë dhe sipas tyre ky numër nuk sjell fat.
“Asnjë finalist i cili ka qenë i dyti në radhë për të performuar nuk ka fituar ndonjëherë Eurovision-in”, ka shkruar reporteri Neil Smith.
Ai gjithashtu ka cituar edhe disa vargje nga kënga “Ktheju Tokës” duke treguar kështu mesazhin e këngës.
“Çdo këngë, çdo lot, është thjesht një suvenir i hidhur. Ti humbe identitetin tënd kështu që bën mirë të shkosh në shtëpi tani.”, shkruan ai në artikull./BBC