Ditët e fundit, ish deputeti Arben Malaj është përplasur me kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj duke artikuluar drejt tij një sërë akuzash.
Përplasja mes tyre mësohet të ketë lindur pas refuzimit që kryebashkiaku i ka bërë kërkesës së vëllait të Arben Malajt, Basir Malaj, për një leje ndërtimi në tokë bujqësore në Mjull-Bathore.
Malaj, ka marrë edhe një përgjigje përmes postës elektronike nga vetë kryebashkiaku Veliaj.
“Beni, ta themi troç: nuk mund të ta jap lejen e ndërtimit që kërkove në tokë bujqësore në Lundër!
Ta bëri të qartë urbanistika, ta bëra të qartë edhe unë!
Është thjesht e paligjshme!
Kjo mund të të çmendë e të të lajthisë, mund të të gdhijë në çdo portal, e të të ngrysë në çdo tv, por për këtë lipset psikiatër, jo kryetar bashkie të të ndihmojë!
Premtove hakmarrje për mosplotësim të kërkesës së paligjshme, dhe e bëre – pushka top!
Në një vend normal do ishe në burg për shantazh, por ky është çmimi që disa nga ne paguajnë për të shërbyer këtu pa u marrë me çdo dështak e gjobaxhi!
Të uroj shëndet, mendor e fizik njëkohësisht!”, i është përgjigjur Veliaj.