osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Shqipes i mungojnë dy flatra…

Shqipes i mungojnë dy flatra…

Nga Pano Hallko

Për njëmbëdhjetë ditë rresht, në vendin tonë mbizotëroi klima e rëndë shpirtërore, te të gjithë shqiptarët. Brenda këtij harku kohor, dy ditë ishin ditë zie kombëtare e flamuri kombëtar në gjysmështizë.

Shkaku ishte tragjedia me protagonistë dy ushtarakë shqiptarë, që ndodhi në Letoninë e largët.

E solli çasti dhe ora e keqe që të nesërmen e 5 majit të këtij viti, të merrnim dy plagë të rënda.

Të na ikin dy njerëz të vlefshëm, jo të zakonshëm, jo si gjithë ne të tjerët, por dy ushtarakë të Forcave tona të Armatosura.

Ai çast-ora e keqe bëri që një vajzë e re ushtarake, nëntetare Zarife Muharrem Hasnaj, shoqet e së cilës ende nuk e kanë nisur jetën, e një oficer, major Klodian Basri Tanushi, baba i tre fëmijëve, të mos kthehen më në shtëpitë e tyre, siç ikën në dhjetorin e kaluar. Ata kaluan njëri nga Pallati i Kongreseve e tjetri nga Muzeu Historik “një vizitë”, e pastaj mbi shtratin e topit, shkuan lart, në kodrinën më të bukur që ka atdheu ynë, te Varrezat e Dëshmorëve…

Marksi (që shqipot e gënjeshtërt, injorantë e nopranë, për të zezën e tyre, këto 29 vite e shajnë dhe e anatemojnë), thoshte: “Rënia e dëshmorëve, i përngjet perëndimit të diellit…”.

Por, dielli gjithmonë rilind. Edhe dëshmorët tanë rilindin në çdo 5 Maj të çdo viti, kur kombi u përulet me respekt, e politikanët (të ndarë), shkojnë dhe i nderojnë, në mënyrën e tyre, kuptohet. Dëshmorët do të nderohen mirëfilli, kur të (ri)zënë vendin që u takon, eshtrat e shenjta të Heroit të Popullit tonë, Qemal Stafa.

Në shtetet serioze, gjithmonë numrit të popullsisë që jepet nga statistikat, i shtohet edhe numri i dëshmorëve. E kjo nuk është një shtesë e thjeshtë. Shpeshherë, ata (të rënët) kanë forcë më të madhe sesa të gjithë ne të gjallët në edukimin e brezave. Kjo ndodh në botë. Ndodhte edhe te ne. Ndërsa sot, kopeja e “historianëve” të Tufës ka nisur t’i ndajë në grupe edhe ata. Terroristë i quanin fashistët e nazistët në propagandën e tyre në luftë, e kriminelë i cilëson kopeja e Tufës, dëshmorët dhe heronjtë e kombit tonë…

“LUFTA ME MINAT”, LUFTË ME MEMON…

Në Fakultetin e Xhenios, në Shkollën e Lartë të Bashkuar të Oficerëve “Enver Hoxha” ka qenë një pedagog që jepte lëndën “Lufta me Minat”. Ai quhet Memo Skëndaj.

Ajo lëndë u kthye në tmerrin jo vetëm të xhenierëve, por edhe të fakulteteve të tjera. Profesor Memo Skëndaj vendoste vetëm dy nota në vlerësimin e studentëve: 4, ose 10. Kaq i tmerrshëm u bë ai pedagog, saqë studentët e të gjithë shkollës ia ndërruan emrin asaj lënde.

E mbititulluan, “Lufta me Memon”. Vlerësimi ishte shumë kuptimplotë. Nëse vlerësoheshe me notën 4, ishe vrarë në minim, apo në çminim. Nëse arrije notën 10, kishe shpëtuar veten, por edhe shokët.

Kaq e vërtetë është kjo, saqë mjafton vetëm një shembull. Futbollisti i mirënjohur i Kombëtares sonë Perlat Musta u vlerësua me notën 4. Ai nuk studionte për xhenier. Ishte një klasë sportive, në Fakultetin Gjitharmësh.

Por edhe ata e jepnin provim atë lëndë. As ndërhyrja personale e komandantit të shkollës, Rustem Peçit “nuk piu ujë”. Kështu, Perlat Musta e humbi vitin dhe shkollën vetëm për këtë lëndë. Nuk e mbaroi dot Shkollën e Bashkuar. Por nuk i ndërhyri pedagogut as dekani i fakultetit, i mirënjohuri Habil Zerani, e as shefi i katedrës së Xhenios, dinjitozi Koli Dano.

E pedagogut dinjitoz nuk iu prek as maja e flokut. Ai vazhdoi të jepte mësim deri sa e flakën, “në kuadër të reformës”. Në kulmin e pjekurisë dhe të aftësive të tij.

Me dashamirësinë e të gjithë Komandës, me një manovrim të lehtë, u titullua oficer në shkollën e Zall-Herrit… Solla këtë shembull, meqë njihet prej të gjithë shqiptarëve. Por janë me dhjetëra ata, që janë djegur në lëndën “Luftë me Memon”. Mund të pyesë lexuesi i këtyre radhëve: – E ç’i duhej lufta me mina, futbollistit të Kombëtares Perlat Musta? Shumë e thjeshtë përgjigja: Ai do të titullohej oficer. E oficeri Perlat Musta duhej ta njihte shkëlqyeshëm. Sepse në kohë lufte mund të ndodhte që vritej xhenieri i njësisë e minimin apo çminimin duhej ta bënte Perlati. Sado të pabesueshme të na duken sot këto.

Arsimimi, formimi dhe ngjizja e oficerit në shkollën tonë kombëtare është një problem tjetër, të cilin shteti ynë me kalimin e kohës do ta gjejë përpara e do të duhet të reflektohet në praktikë. Por, kjo përbën objekt analize për aktorët dhe faktorët në këtë vend…

XHENIER…

Para shumë vitesh, e paharruara Ledi Diana në një fushatë që ndërmori për të grumbulluar ndihma për ata që ishin gjymtuar nga minat anembanë globit, i cilësoi zonat e minuara si një… Çmenduri të njerëzimit!

Dianën (që ne shqiptarët “anglishtfolës të thekur”, e quajmë edhe Dajana), e vrau pallati i saj, për arsyet që i di vetëm ai… Atëherë mësova se ata që minojnë zona të caktuara, por që edhe i çminojnë ato janë po të njëjtët, xhenierët.

Në këtë kuptim, xhenierët (e jo vetëm ata shqiptarë), kanë një profesion sa të “bekuar” në mbrojtje, aq edhe të “mallkuar” në sulm. S’ke ç’i bën, janë ligje të luftës dhe të mbrojtjes, e nuk mund të bëhet dot ndryshe.

Ashtu siç u sakatuan për të hequr minat, që ushtarakët e shtetit shoven serb kishin “mbjellë” në Kukës, Has e Tropojë në mungesën totale të shtetit shqiptar, jo më larg se njëzet vite më parë.

Shkruesi i këtyre radhëve, “leksionin” e parë për xhenierin e mori në Bazën e Butmirit në Bosnjë, ku kishim një togë EOD. Ishte komandant i atij misioni, një xhenier i talentuar, major Luan Shaba. Shumë i aftë, ai kishte fituar respektin e gjeneralmajorit italian-Kastaniotit, komandant i asaj baze. Foli me superlativa për xhenierët tanë. “Më kanë shpëtuar jetën disa herë”, – më tha gjenerali…

Një jetë të tërë, Luan Shaba kishte ngrënë dynjanë. Familjen me katër fëmijë, në një fshat të Kavajës. E vetë me çminime e demontime. Në Tepelenë (Dhëmblan), në Burrel, në Berat, në Elbasan, në Korçë, në Gjirokastër (për dy vjet), por edhe në Përmet. Ishte po ky xhenier që dha ndihmën e pakursyer edhe në rastin e Gërdecit. Pikërisht se ishte tepër i aftë, jo vetëm që nuk i dhanë gradën e nënkolonelit, por e përzunë “me reformë” në shtator të vitit 2013. Në moshën 44-vjeçare! Mirëpo u gjetën ca “budallenj” të huaj, norvegjezë në mos gaboj, që e kanë punësuar xhenierin tonë…

Ligji i pashkruar i Xhenios thotë që në dallim nga të gjitha specialitetet, xhenieri vetëm një herë “ka të drejtën” të gabojë. Rast i dytë nuk “i jepet”.

Major Klodian Basri Tanushi nga Muhurri i Peshkopisë ishte pajisur nga natyra, përveçse me zgjuarsinë karakteristike, edhe me karakter të fortë e me trup atleti. Shoqëruar të gjitha këto me krenarinë e ligjshme që ndiente, si djalë oficeri. Ai pasi mbaroi arsimin e mesëm në vendlindje, u shkollua në vitet 2000-2003 në Akademinë Ushtarake “Skënderbej”, në specialitetin tankist. Me kurse të njëpasnjëshme e me trajnime të vazhdueshme të certifikuara edhe nga aleatët amerikanë, ai përvetësoi specialitetin e xhenierit…

VDIQËN, APO RANË?!

Në gjuhën shqipe që patëm (edhe për këtë jemi katandisur të themi: “patëm”), e në Fjalorin e Shqipes nga Akademia e Shkencave që patëm, faqe 1024, thuhet, citoj: 3. “-RËNË”(si em.kryes.sh.~I(të)fig. Dëshmorët. Gjaku (amaneti) i të rënëve. Kujtojmë me nderim të rënët”.

Qatipët mjeranë që kanë shkruar ceremonialin e përcjelljes së Dëshmorëve të Atdheut, në terrin e tyre gjuhësor e në varfërinë e skajshme mendore të tyre, kanë vendosur për të zezën e të rënëve dhe tonën (“të gjallëve”), fjalët “vdiq në krye të detyrës!”. Sepse tremben nga fakti që shteti që patëm, i respektonte dëshmorët me emrin-të rënët. Tremben se mos e konsiderojnë si “terminologji të diktaturës”. Kjo farë “ushtaraku”, më kot e harxhon gjithë atë basmë për  pantallona. Ndaj, është vetëm faji i tyre e i asnjë ministri që ka kaluar nga ai dikaster. Ashtu si edhe për uniformën, ushqimin, pagat etj., pasi të gjitha procedurat, për çdo gjë, shkruhen nga duart e ushtarakëve e miratohen nga nivelet e larta.

Dhe kanë përkthyer me transleter (pasi nëse nuk njeh thellë gjuhën tënde, nuk mund të njohësh mirë gjuhën e huaj), ato fjalët “moderne” të të huajve. Ndaj ata  kanë “të drejtë” në fukarallëkun mendor të tyre.

Sepse ata nuk mund të dinë që gjërat e shenjta për një komb nuk mund të kenë të njëjtën fuqi dhe vlerë për një komb tjetër, në formulimin dhe shprehjen e tyre. E njëjta gjë është në fuqi edhe për ligjet etj., etj…

Njeriu vdes kudo, sidomos në këto vite “të lumtura” të tranzicionit të stërzgjatur enkas që jetojmë. Ai vdes në shtëpi, në të gjitha ambientet e saj, nga salloni-kuzhina, dhoma, me raste, pse jo, edhe në nevojtore.

Njeriu mund të vdesë në rrugë, spital (të pasurit në privat, ku mjekohen nga mjekët e spitalit të shtetit e të varfrit në spitalin shtetëror), hotel, motel, në makinë, autobus, tren, aeroplan, në arë, pyll, apo në mal.

Mund të ndodhë të vdesë (llafi nuk sjell gjë!), edhe deputeti (me mandat në xhep), në çdo lloj ambienti. E për këtë të fundit (nëse është në rrogë), thuhet: – vdiq në detyrë. Sepse është në detyrë, pavarësisht se ku vdes (e me cilin, apo me cilën në prehër). Pra, këta vdesin në detyrë. E përcillen edhe këta, me ceremonial.

Kurse ushtaraku nuk “vdes” në krye të detyrës. Ushtaraku nuk është (më së paku nuk duhet të jetë) si gjithë ne të tjerët.

Ushtaraku brilant i këtij kombi, e Esenini i shqipes, i pavdekshmi poet Hysni Milloshi, në poemën “Atdheu” botuar në vitin 1987, shkruante:…“Perënditë Sazanin mbrojnë, e Otranto, e Rivierë/Perënditë për ty Atdhe, janë veshur oficerë/Oficerët e armatës, shkrirë në shpatën e Lirisë/Ngrihen si martirë të gjallë, para kombit, historisë!” (Libri “Atdheu” bot. 2007, fq. 103).

Pra, ushtaraku bie në krye të detyrës, në stërvitje, luftë apo në mision. Dhe as “vdes” e as “vritet”. Në Tiranë vdesin e përcillen 15-20 bashkënjerëz tanët në ditë, çdo ditë të vitit (dhe lindin 17!). Prandaj, nëse do themi në ceremonial për ushtarakun fjalën vdiq, le ta përcjellim në Tufinë ose në Sharrë, sipas parcelës…

Por le t’u referohemi disa shteteve, se si shprehen në gjuhët e tyre. Anglezët thonë: – “For the fallen” (“Për të rënët”). Madje, është edhe titulli i një poezie kushtuar ushtarëve të rënë në luftë, që e kanë kthyer në himn. Italianët shkruajnë në lapidarët e tyre që ngrenë për të rënët (pra fjala lapidar-nuk na qenka vetëm në shqip, e as vetëm  “labe”)… “Caduti Per la Patria”. E francezët, përdorin shprehjen: “Tombe pour la France” pra (Rënë për Francën). Kurse gjermanët, thonë e shkruajnë: “Major x, kam ums Einsatz”.

Edhe shteti turk i quan e i shkruan dhe nderon me një fjalë të vetme: “Shehit”!

Po kështu, grekët i quajnë- “I pesondes” – pra, të rënët. Kështu i quajnë ata edhe ushtarët pushtues të 1913-ës e të 1940-tës, vrarë në Shqipëri, për… “çlirimin” e kësaj të fundit. Ata thonë për ushtarakun, épese(RA)-e jo apothane-pra vdiq. Nuk besoj se ka më nevojë për shembuj të tjerë, pa lere më për “debat”, siç me shumë qejf e kemi na shqipot…

NË PËRJETËSI!

Ora e keqe e solli që majorin, “ta thërriste në raport” nëntetare Hasanaj. Ajo edhe pse vartëse e tij, një herë, “i dha komandën:-Major paraqitu”! Dhe ai u paraqit, krah saj, në apelin e përjetshëm, te Varrezat e Dëshmorëve…

Major Tanushi “hyri” natyrshëm në sheshin “Skënderbej”, si një vizitor i interesuar i Muzeut Kombëtar. Sikur kish lënë pak më vonë një kafe me shokët e vet, e sa të vinin ata, tha ndër vete: – “Pa të hyj të shikoj njëherë, çfarë pavijoni të ri ka hapur punëshumi Dorian Koçi”. Më të ngjitur të shkallëve, ndjeu një marrje mendsh, por shokët në të dyja anët nuk e lanë, e këmbët nuk iu përthyen. Sapo doli në krye të shkallëve, pa portretin e tij në krye të sallës së madhe.

Kohët dhe epokat, fytyrë më fytyrë….

E në krah të djathtë të fotografisë së tij ishte ulur e gjithë familja dhe fisi Tanushi. Ishte atje, babai Basriu e nëna e tij, Lumja. Por atje, më të djathtë, pa ulur bashkëshorten e tij Semin, me Darlën e tij të vogël në dorë, ulur mes dy djemve të tij, Serxhio dhe Klesio. – “Po mbështetem këtu te Flamuri – tha. T’ju kem kundruall të gjithëve. Erdhën dhe e takuan shumë, po shumë miq, kolegë e shumë bashkëqytetarë të tij të Tiranës. Si i takoi të gjithë me një prekje dore, e shkëmbeu me ta lamtumirën, u nis lart, atje ku e thirri Apeli i Përjetshëm që thërret të Rënët, tek “Nëna Shqipëri”…

Ministri i Mbrojtjes, zonja Olta Xhaçka, në ceremoninë e përcjelljes së nëntetar Zarife Hasanaj, ndër të tjera, tha: “Dhimbja juaj është edhe e jona. Jeni pjesë e familjes së madhe ushtarake. Do keni mbështetjen tonë për çdo nevojë. Ndarja nga jeta e Zarifes është një humbje e madhe për të gjithë ne”.

Përqafimi i zonjës Xhaçka me Serxhion 13-vjeçar në aeroportin e Rinasit, ku ai priste të atin, flet sa për libra të tërë. Mekanizmat shtetërorë do të veprojnë e do mundësohet mirërritja dhe mirarsimimi i tre fëmijëve të major Klodian Basri Tanushit. Është detyrë e shtetit dhe e të gjithë shoqërisë. E do të realizohet…

Gjesti i dy ushtarakëve dëshmorë në Letoninë e largët zotëron hapësirat…

Flatrat ridalin te shqiponja, dielli që perëndon, rilind. E ata do të rilindin, çdo 5 Maj, të çdo viti. Sa të ketë komb dhe shtet shqiptar. Ne, të vdekshmit e zakonshëm nuk mundemi të rilindim dot.

Ndaj gjesti i tyre na krenon të gjithëve…(gsh.al)